Vajzat në Kamzë përfunduan në spital, reagon FSHF: Vetëm ne themi të vërtetën, delegati ynë…

May 15, 2021 | 17:10
SHPËRNDAJE

FSHF ka reaguar për ngjarjen në Kamzë, në sfidën mes Partizanit dhe Bilisht-Sport, ku disa vajza të skuadrës juglindore, përfunduan ne spital për shkak se dyshohet për helmim.

Femra futboll ambulanca logo

Më shume se sa për të dhënë informacion mbi gjendjen e vajzave dhe arsyet se përse ndodhi kjo, federata është bërë keq pse ka dale lajmi duke shitur moral për transparencë!

Futboll femra logo

“Panorama Sport” ishte e para që e raportoi me shumë korrektësi ngjarjen në Kamzë. E kuptojmë dëshirën e FSHF-së, për të shkruar çfarë do ajo, kur do ajo dhe si do ajo, por në këto 16 vite, të ekzistencës së “Panorama Sport” duhet ta kishin mësuar, se kjo gazetë do të thotë gjithnjë të vërtetën pa asnjë kompromis.

REAGIMI I PLOTË I FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti.

Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.

Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre.

Në garën e eksluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm.

fshf reagim

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/