Vajza shqiptare rrëfen tmerrin: Babai më dhunoi seksualisht për 10 vjet

Jun 24, 2016 | 19:30
SHPËRNDAJE

Një vajzë shqiptare e identifikuar me pseudonimin Xhesi ka rrëfyer në gjykatë se si babai i saj 45-vjeçar ka abuzuar me të seksualisht për 10 vjet rresht.

seks perdhunim algjerianAjo ka treguar para trupit gjykues, raporton “Il Messagero” se babai e kërcënonte. “Nëse i thua dikujt do të vras motrën, mamanë dhe më pas edhe veten”, kështu e kërcënonte babai xhesin.

Babai 45-vjeçar rezident në Vallesina të Italisë, dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me vajzën që kur ajo ishte 8-vjeçe.

Ai ka konsumuar marrëdhënie seksuale fshehurazi më të bijën, pothuajse çdo ditë, kryesisht në mëngjes para se ta shoqëronte për në shkollë.

Por, tani ai akuzohet edhe nga një shoqe e Xhesit, se kur ajo ishte e mitur, gjatë një udhëtimi në plazh, 45-vjeçari shqiptar e ka ngacmuar seksualisht.

Prokurorja kërkoi 21 vite burgim për babanë shqiptar të Xhesit, të reduktuar në 14 vite, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura