Vajza shokohet kur sheh 3 tranvestitë në Tiranë, por e pëson keq. Ja deklarimet në Polici

Jan 26, 2017 | 16:50
SHPËRNDAJE

Gjithçka ka nisur thjesht nga një shikim dhe një buzëqeshje, sikurse të gjithëve na ndodh të shohim dikë në rrugë dhe ta komentojmë apo analizojmë, nëse jo me atë që kemi përkrahë, me veten.

Por një vajzë e ka pësuar keq nga tre tranvestitë. Ata i janë kthyer me fjalë ‘ça ke që sheh’ dhe më pas me grushte vajzës 26-vjeçare.

POLICIA-TIRAne

‘Panorama’ mësoi pranë burimeve të Policisë se ngjarja ka ndodhur sot paradite në bulevardin “Zogu i Parë”.

Kanë qenë duke ecur tre shtetasit e identifikuar me inicialet A.M, S.Z dhe K.Sh, përkatësisht 23, 33 e 24 vjeçarë, banues në Tiranë e Kosovë, dhe kur kanë parë vajzën që po i shikonte cuditshëm, i janë kthyer me fjalë e më pas e kanë goditur me grusht.

Po nuk ka pasur faj 26-vjeçarja që është habitur. “Po i shihja se nuk kam parë ndonjëherë ballë për ballë tranvestitë”, është shprehur shtetasja me inicialet D.P, banuese në Tiranë në Polici gjatë kallëzimit, mësoi “Panorama”.

Por tre te akuzuarit thane se e kishin shtyre dhe jo goditur vajzen, e cila sipas tyre i ka komentuar ne rruge per keq.

Policia i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për tre shtetasit tranvestitë, për Nenet 90 dhe 25 të Kodit Penal.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura