Vajza ‘shëndoshuni’, meshkujt pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha!

Jul 23, 2015 | 13:59
SHPËRNDAJE

sexy-big-butts-bum-gun-bidet-sprayer

Një trup me forma të theksuara, të pasme të ngritura dhe bel të hollë është trendi më i fundit për femrat më të famshme botërore.

Kjo vjen për faktin se meshkujt siç duket ‘vdesin’ për femra me të pasme të mbushura.

Hulumtuesit e psikologjisë në Universitetin Bilkent të Turqisë i paraqitën 300 burrave fotografitë e siluetave të grave me shkallë të ndryshme të lakimit të shpinës për të zgjedhur ato që i dukeshin më tërheqëse.

Shumica e tyre zgjodhën ato me lakimin e shpinës nga 45.5 gradë, sepse i bënte fundshpinat e tyre të dukeshin më voluminoze. Kërkuesit gjithashtu paraqitën 3 foto të tjera me të njëjtën madhësi të fundshpinës, por për arsye të ndryshme: lakimi i shpinës, yndyra e tepërt dhe muskujt e tepërt.

Femrat me shpinën e lakuar u konsideruan më tërheqëset.

Ky ‘arsyetim’ i meshkujve ekziston që shekuj më parë dhe lidhet me faktin se femrat me këtë lloj këndi të fundshpinës, ishin në gjendje të kërkonin për ushqim e të kishin fëmijë njëkohësisht pa patur dhimbje të kurrizit duke u konsideruar si partnere perfekte

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura