Vajza që vdiq në aksidentin në tunelin e Kalimashit, këngëtare e muzikës popullore. Kush ishte Stela

Nov 13, 2017 | 14:25
SHPËRNDAJE

Vajza 29 vjeçare nga Mirëdita, e cila humbi jeten mbreme pasi u plagos ne aksidentin e ndodhur pasditen në tunelin e Kalimashit ishte nje kengetare e muzikes popullore.

“Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte”- shkruan gazetari dhe publicisti Gjergj Marku ne faqen e tij ne FB.

Postimi i gazetarit Gjergj Marku 

Ndërron jetë, e mira STELA!

Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka.

Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte.

Me pastaj dhe ne klipin “Doruntina e Mirdites”.
Jane dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, per ta mbajtur ne kujtese ashtu te qeshur, gjithe miresi e shpirbardhesi te miren STELA!

Ngushellime te thella e te sinqerta, familjes, te afermeve dhe dashamireve te saj, nga artistet e Ansamblit MIRDITA!

stela2 stela1 stela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura