Vajza që denoncoi Shukri Xhelilin rrëfen mes lotësh videoskandalin

May 16, 2016 | 8:36
SHPËRNDAJE

Tre ditë pas publikimit të video-skandalit seksual që kishte në qendër ish-kreun e bashkisë Peshkopi, Shukri Xhelilin i cili premtonte punë dhe rritje rroge kundrejt favoreve seksuale, protagonistja e kësaj historie flet për “News24”.


Flet 20-vjeçarja e video-skandalit seksual- E… by gazeta-panorama

20-vjeçarja me iniciale A.A. rrëfen se videon e ka bërë pasi ndihej nën presionin e kryetarit të bashkisë dhe se pas kësaj çështje nuk ka arsye politike apo premtime për para. Ajo thotë se nuk është penduar për realizimin e videos, ndërsa shpreh dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria.

“Videon e bëra se ndjehesha nën presionin e kryetarit. Për videon nuk ka as arsye politike dhe as çështje parash. Nuk jam penduar për realizimin e kësaj videoje, por dua të largohem nga Shqipëria”, ka thënë ajo.

INTERVISTA

Pse e bëtë videon?

“Arsyeja pse e bëra këtë është se ndihesha vazhdimisht nën presionin e fjalëve të tij dhe për çfarë kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye dhe nuk ka qenë as çështje politike dhe as çështje parash.

A të kërkonte takim herë pas here?
Po. (qan)
Çfarë kërkon tani?

Unë kërkoj që…(qan)

Kërkon të largohesh nga Dibra?

Kërkoj të largohem nga ky vend.

Pse do të largohesh?

Nuk ka kuptim që të rri më këtu sepse nuk kam siguri as për familjen as për veten time.

Pasi është shfaqur videoja, ke dalë jashtë banesës?
Jo nuk kam dalë. Kam ndenjur në shtëpi.

Je penduar që e ke bërë atë video?

Jo nuk jam penduar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura