Vajza pa vrasjen e të atit në Ksamil, dyshime për ekzekutim me pagesë

Aug 21, 2017 | 18:50
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Ksamil, orët e vona të mbrëmjes së shkuar, ku në një atentat, mbeti i vrarë, Vangjush Ciko, babi i Dhimitër Çikos, ky i fundit ndodhet në burg për vrasjen e 47-vjeçarit, Aleksander Bardhi në vitin 2016.

auto_Vrasje1478031489

Viktima është qëlluar me 6 plumba në kokë e trup.

E ndërsa gruaja e tij bërtiste fort dhe e tundte viktimën në makinë duke thënë “më vranë Gelin”. Zona ku ndodhi ngjarja ishte e pandriçuar, dhe kjo ka favorizuar autorët.

Vrasja e 50-vjeçarit Vangjel Çiko është parë nga vajza e viktimës, e cila pasi ka dëgjuar armë ka dalë nga shtëpia në momentin kur u larguan autorët me automjetin e tyre.

Sofia Çiko, vajza 19-vjeçare e viktimës ka parë të gjithë ngjarjen. Ajo po shoqëronte babain e saj, Vangjel Çiko, teksa ky i fundit po nisej për peshkim. Në momentin që ka dëgjuar të shtënat, ka kthyer kokë dhe ka parë babain e shtrirë pranë makinës. Autori i ekzekutimit është larguar me shpejtësi drejt një automjeti që po e priste disa metra larg. Shoferi ka dështuar disa herë që të ndezë makinën dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së njoftimit, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ngriti pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 23:50 të së shtunës. Në automjetin tip “Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së familjes Çiko, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi Vangjel Çiko, 50 vjeç, banues në Ksamil. Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

sarande-viktima

Sa i takon hetimeve, Policia e Sarandës është pothuaj e sigurt se zinxhiri i vrasjeve ka lidhje me njëra-tjetrën duke krijuar kështu një sagë të fortë “gjakmarrjeje”. Disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës për të dhënë dëshmi mbi ngjarjen e ndodhur. Për policinë nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë vrasës me pagesë, e kjo do ta vështirësonte më tej hetimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura