Vajza me fustan të bardhë dhe flokë të zinj i shfaqet mjekut prej 8 vitesh. Çfarë ndodhi atëherë kur…

Aug 9, 2020 | 21:58
SHPËRNDAJE

Herën e parë që Dr Amit Patel pa vajzën në shtëpinë e tij dhe u habit aq shumë, sa ra nga shkallët.

dr-the-ring-0

“Ajo ishte aq e gjallë”, kujton ai sot. “Unë mund të shoh detajet në veshjen e saj. Kishte njollë gjaku në fytyrë“.

Një muaj më herët, në nëntor 2012, ish-mjeku u bë papritmas i verbër pas hemorragjisë katastrofike në të dy sytë.

Ndërsa ai u përpoq të negociojë një botë pa shikim, vajza – ose më saktë një vizion i kristaltë i një të tille; fustan i bardhë, flokë të zinj, të gjakosur dhe të mavijosur – u shfaq pa paralajmërim. Dhe ajo e ka bërë këtë që nga atëherë.

“Mund të jem duke punuar, duke ecur në rrugë, me fëmijët dhe ajo shfaqet papritur”, rrëfen për The Independent 40-vjeçari, baba i 2 fëmijëve.

Kjo quhet Sindroma Charles Bonnet dhe rreth 1 milion njerëz pjesërisht të verbër dhe të verbër në Mbretërinë e Bashkuar besohet se jetojnë me të.

Ata shohin, shpesh çdo ditë, vizione tepër reale dhe të detajuara. Ndonjëherë janë pamje beninje, lule, nota muzikore që varën ne ajër, apo formimin e ylberëve.

Por për shumë, për arsye të panjohura, skenat janë horror. Tarantula që dalin nga librat, mostra në mes të miqve, apo zombie që i shfaqen në shtëpi.

Dr Patel e lidh vizitoren e tij me vajzën në filmin The Ring. “Më pëlqente shumë ai film”, thotë ai sot, teksa pranon se nuk ka më të njëjtin mendim.

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë e dinë që gjithçka shohin nuk është e vërtetë, por e kanë të pamundur që të mos i shohim. Nuk ka kurë.

Pikërisht këtë shpresojnë të mund të gjejnë tashmë hulumtuesit.

Një studim i përmasave të mëdha, i ndërmarrë nga neuroshkencëtarët e Universiteti të Oxford, pritet të nisë këtë verë, për të hetuar se çfarë e shkakton këtë sindromë.

Në këtë mënyrë, shkencëtarët shpresojnë që fillimisht të destigmatizojnë një sëmundje që shumë prej personave që e kanë e vuajnë në heshtje, për shkak se kanë frikë se mos shëndeti i tyre mendor do të vihet në dyshim nga ata që i rrethojnë. Së dyti të hedhin bazat për gjetjen e një trajtimi.

Teksa për një kohë të gjatë është përcaktuar se kjo sindromë lidhet me ndërveprimin e syrit me trurin, puna kërkimore do të ketë si qëllim që të përcaktojë se çfarë ndodh ekzaktësisht brenda këtij procesi.

Sindroma Charles Bonnet u identifikua së pari në vitin 1760 nga natyralisti dhe filozofi zviceran, gjyshi i të cilit – një burrë i shëndetshëm dhe i ndërgjegjshëm – i besoi nipit të tij se kishte filluar të shihte zogj që ai e dinte që nuk mund të ishin aty.

Megjithatë, mbase, sepse gjendja duket se nuk shkakton përkeqësim të dukshëm fizik ose mendor, hulumtimi ka qenë i rrallë dhe njohja më e gjerë për të mbetet jashtëzakonisht e kufizuar.

Pavarësisht vlerësimeve që gjysma e të gjithë njerëzve me vështirësi në shikim vuajnë në Mbretërinë e Bashkuar – një shifër e paraqitur nga neuroshkencetari i King’s College në Londër Dr Dominic Ffytche thitë se shumica kurrë nuk kanë dëgjuar për të derisa të diagnostikohen.

Vetëm katër vjet më parë, Kolegji Mbretëror i Ophthalmologists filloi të këshillojë mjekët e saj që ata duhet të pyesnin pacientët si çështje rutinë nëse ata përjetuan halucinacione në një përpjekje për të kuptuar më mirë sindromën.

 

Fakti që vizionet karakterizohen kaq shpesh nga diçka mahnitëse, një ekspert i tha The Independent se është “përtej kufirit aktual” të të kuptuarit shkencor.

Stresi, izolimi dhe ankthi mund të ndezin vizione, besojnë disa. Por edhe kjo është e hapur për interpretim – sepse vizionet ndoshta rrisin nivelin e stresit dhe ankthit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura