Vajza hidhet nga kati i gjashtë në sy të prindërve: Kohët e fundit ajo …

Nov 20, 2018 | 9:09
SHPËRNDAJE

LEONIADHA MUSAJ/ Pas ngjarjes se rende, kur vajza e tyre u hodh nga kati i gjashte i pallatit dhe gjeti vdekjen ne vend, flasin familjaret. Ngjarja e rende ndodhi paraditen e së dielës në qytetin e Durrësit, në Lagjen numër 5.

Denada Zota përfundoi e vdekur në vend në trotuar, ndërsa dhjetëra dëshmitarë u tronditën nga skena. Vajza, e cila dyshohet se kohët e fundit ishte rënduar nga ana psikologjike, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj në katin e gjashtë të një pallatit.

Në momentin që vendosi të kryente aktin ekstrem, mësohet se 32- vjeçarja ndodhej nën shoqërinë e familjarëve të tjerë, por këta të fundit nuk arritën ta ndalnin ndërkohë, duke bërë që vajza të hidhet nga një lartësi prej rreth 20 metrash. Nga përplasja e fortë në trotuar, Denada Zoto gjeti vdekjen e menjëhershme. Ishin kalimtarët e rastit ata që ngritën alarmin për këtë ngjarje.

Një pjesë e tyre mbetën të tronditur, ndërsa të tjerë u afruan me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë, por më kot, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia dhe autoambulanca. Policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autoambulanca transportoi drejt morgut të qytetit trupin e 32-vjeçares.

Policia nga ana e saj nuk ka dalë ende me version zyrtar rreth motivit apo nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo vetëvrasje. Por, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, vajza ishte vetëhedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonte, në Lagjen 5 të qytetit bregdetar.

“Nga të dhënat paraprake dyshojmë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Vajza në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga ballkoni. Ajo jetonte me familjarët e saj në një apartament në katin e gjashtë të një pallati”, thanë burime nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Dyshohet se vajza vuante nga probleme psikologjike, por arsyeja e vërtetë që shtyu 32-vjeçaren të ndërmerrte aktin ekstrem ende nuk është zbuluar.

“Ajo nuk kishte lënë asnjë letër dhe nuk kishte lënë asnjë përshtypje te familjarët e tjerë për këtë veprim. Ndaj arsyen e vërtetë nuk e kemi zbuluar ende. Ndoshta ka pas ndonjë problem personal, por këtë do ta zbulojnë hetimet”, thanë të njëjtat burime.

Familjarët: Vajza ishte e rënduar psikologjikisht

Denada Zota jetonte me dy prindërit dhe vëllain e saj më të vogël, 27 vjeç. Kohët e fundit, 32-vjeçarja ishte mbyllur në vetvete, duke bërë që gjendja e saj psikologjike të rëndohej. Prindërit e Denadës, gjatë marrjes në pyetje nga Policia, kanë deklaruar se nuk ua priste mendja se situata do të arrinte deri këtu.

“Kohët e fundit kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, por që nuk na merrte mendja se do të përfundonte duke u hedhur nga pallati. As e imagjinonim një fund të tillë për vajzën tonë”, është shprehur nëna e saj 61-vjeçare. Familja e Denada Zotës kishte vite që ishte shpërngulur nga Dibra për të jetuar në qytetin bregdetar të Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura