Vajza heroinë që mbrojti çiftin mysliman nga racizmi në tren “Mbylleni gojën” (VIDEO)

Apr 16, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE


Stacey Eden është shndërruar në një ‘heroinë’ pasi ka mbrojtur një çift myslimanësh në një tren në Sidney.

Hafeez Ahmed dhe gruaja e tij të cilët po shkonin në Brisbane për të kapur fluturimin e tyre kur një grua rreth të 50-tave ka filluar duke i fyer për faktin se gruaja myslimane kishte mbuluar kokën me një ferexhe, shkruan ‘Daily Telegraph’.

Por vajza 23-vjeçare Stacey nuk ka qëndruar indiferente ndaj kësaj fyerje teksa ka filluar të flasë me gruan duke i thënë: “Ajo e vesh ferexhenë për veten e saj. E vesh sepse ndihet modeste me trupin e saj, jo që njerëz si ti ta fyejnë atë”.


Gruaja më pas ka filluar të akuzojë çiftin se ata përkrahën ISIS dhe që prej tyre ndodhin vrasje makabre në botë.

“Ajo nuk po e bën këtë, vetëm disa njerëz i bëjnë këto krime, jo të gjithë-ka thënë Stacey.

Vajza ka xhiruar videon dhe e ka postuar në Facebook duke treguar se është kundër racizmit dhe paragjykimit.

Shumë komente kanë ardhur për këtë akt të vajzës, ku edhe vetë burri mysliman Hafeez Ahmed Bhatti e ka falenderuar me një postim.

“Stacey, të falenderoj sërish për mbështetjen tënde sot. Besoj se ti dhe shumë austalianë respektojnë çdolloj feje”-ka shkruar burri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura