Vajza e vetme e Vera Grabockës, kopje si e ëma

Jan 22, 2016 | 11:12
SHPËRNDAJE

Linda, vajza e vetme e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos jeton jashtë, dhe kjo është arsyeja pse nuk është prezente në produksionet e nënës së saj këtu.

Por, për ndërrimin e viteve ajo ishte në Tiranë me bashkëshortin e saj izraelit, Ilan Gorodezky. Çifti janë argëtuar në club nate me Verën, në një festë artistësh, ku mungonte Timo. Gjithsesi, bie në sy Linda me shtatlartësinë e saj dhe tiparet e një vajze shumë të bukur, që i ngjan Verës në tipare.

vera

Ajo tashmë është nënë, dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kur lidhi kurorë në vitin 2008 në Jeruzalem me bashkëshortin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura