Vajza e Rita Latit ndërpret “dasmën” dhe ikën me vrap: Kam harruar…

Apr 25, 2018 | 15:02
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë moderatorja Roza Lati mori vëmendjen e mediave pasi në disa postime në “Instagram” u shfaq e veshur nuse. Ajo ishte duke përgatitur një set fotosh që shumë shpejt do i ndaj me ndjekësit e saj.

E teksa ka ndarë disa momente nga realizimi i setit, moderatorja ka zgjedhur edhe që t’i argëtojë ndjekësit e saj, duke postuar foto dhe video që të bëjnë të qeshësh.

Ajo ka postuar në “Instastoie”’ një video ku shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë duke vrapuar, dhe përmbi foto ka shkruar: “Ndalo dasmën, kam harru karikusin”.

Ndërsa në një tjetër Roza shkruan: “Kur je për dasmë, por papritur ndërron mendje në minutën e fundit”.

“E sheh sa bukur? Dasma të bën të lumtur!… kush të bën të lumtur, dasma?”, shkruan në një tjetër postim.

Ndërkohë kjo ishte hera e parë që moderatorja u vesh nuse dhe siç ka treguar dhe ajo do jetë edhe e fundit, pasi nuk ka ndërmend që të bëj ndonjëherë dasmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura