Vajza e Namik Dokles i përgjigjet Braçes: Blushi ka vlera, s’duhet parë si ai që braktis shokët në mes të betejës

Apr 29, 2015 | 9:03
SHPËRNDAJE

Vajza doktoreshë e Namik Dokles del në mbrojtje të Ben Blushit dhe i përgjigjet Erjon Braçes.

Anika Dokle, foto e publikuar ne “Facebook”

Në një postim në faqen e saj në facebook, Anika Dokle thotë se Blushi nuk duhet konsideruar si ai që braktis shokët.

Një ditë më parë ishte vetë Braçe që tha se nuk do ti linte shokët në mes të një beteje.

Statusi i Dokles

E MAJTA behet me te majte!!

Ben Blushi ka nje vlere te madhe, ne kendveshtrimin tim.

Ai beri qe plot socialiste te thjeshte te ndihen te përfaqësuar (perfaqesim ky i munguar keto dy vjet). Dhe si nje ze i fuqishem brenda te majtes nuk duhet konsideruar si ai qe braktis shoket ne mes te betejes. Duhet konsideruar si zedhenes i atyre qe politika e te djathteve brenda PS braktisi prej dy vjetesh, sidomos njerezit e punes.

I gjithe ky debat do te tingellonte i natyrshem ne nje parti me demokraci te brendshme. Kjo duhet te ishte kohe per refleksion dhe jo diversion, te cilin natyrshem nuk mund ta bejne milioneret brenda te majtes.

(E kenaqur, sepse ndihem e perfaqesuar!)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura