Vajza e Eqerem Vlorës: Regjimi na nxorri pa rroba në rrugë të madhe

Sep 1, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Vajza e Eqerem Bej Vlorës rrëfen momentet kur regjimi komunist u hakmorr ndaj kësaj familje.

Në një intervistë në emision “Debat” në Channel One me gazetarin Roland Qafoku ajo flet gjithashtu për momentet e fundit të të atit dhe faktin se nuk iu gjend pranë kur ai ndërroi jetë.

Vajza e Eqerem Bej Vlores
Vajza e Eqerem Bej Vlores

Zonja Ajnisha, çfarë do të thotë të jesh vajza e Eqrem Bej Vlorës?

Anjisha Vlora: Eqrem bej Vlora ishte një njeri kolos me zemër të madhe me shpirt të mirë dhe unë jam vajze e tij. E gëzoj shumë që jam bija e tij.

Ju keni qënë vetëm 9 muajshe kur babi juaj u largua nga Shqipëria. Ndërkohë në mars të vitit të kaluar eshtrat e tij u kthyen nga Vjena në atdhe pas 50 vitesh nga vdekja. Çfarë ndjetë në momentin kur në Rinas parë arkivolin me eshtrat e babait tuaj? 

Kur vura dorën në arkivol, pata një gëzim të madh sikur ai të ishte gjallë. Mendova se këtë dorë nga eshtrat nuk do ta heq derisa të ndjej edhe unë vuajtjet tona. Edhe babi donte të rrëfente mallin që kishte për ne.

Zonja Ajnisha, tani që jeni 72 vjeç, a ndjeheni më e qetë për faktin që eshtrat e babait tuaj prehen në vendin ku lindi dhe u rrit?

Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë dhe jam shumë e kënaqur për këtë, për këtë nderim që iu bë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.

A e keni ndjesinë që figura e Eqrem bej Vlorës i është dhënë vendi i merituar dhe që i takon të kishte në historinë e Shqipërisë?

Po, sepse babai kishte një shpirt te madh dhe një kulturë të madhe. Ai ishte ministër. Ka shëruar fëmijë të sëmurë nga kolera, ka dhënë para. Në 1944 babai u largua nga shtëpia dhe që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë plaçken të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na çuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Çdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e fortë dhe gjeti një shtëpi me qera. Atëhere disa shoqe të motrës sime Lela, i thanë babait për këtë vuajtje. Ai nisi të a dërgonte rrobe e lekë.

Si keni qenë me mësime?

Mirë, jo shkëlqyer. Mbarova gjimnazin në Kavajë, por nuk vazhova shkollën e lartë. Regjimi na goditse, madje na linin pa ngrënë. Pas shkollës punova në fermë. Punoja tokën me shatë. Për mua ishte punë shumë e rëndë dhe nuk e përballoja dot. U sëmura rëndë.

Ia lejonte regjimi letrat dhe placket që ua dërgonte babai juaj nga jashtë?

Plackat vinin për ne si këpucë e rroba. U mbyll edhe ajo gjë nga regjimi. Ai i niste pakot me emrin e dy shoqet e vajzës së tij dhe përdorte dy shkrime. Më vonë u detyrova të hy në fermë. Por paga ishte e ulët, na dilte vetëm për bukë. Motra ime ishte 11 vjec më e madhe se unë, por ishte e sëmurë nga zemra. E kishte fituar nga largimi i babait. Mamaja ime i tha merre me vete.

Zonjë Ajnisha, juve u ka treguar nëna juaj momentin që Eqerem bej Vlora u largua nga Shqipëria. A mund të na e ripodhoni këtë moment? Si ishte ndarja e babait tuaj me familjen?

“Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të iki por do të dërgoj dikë për t’ju marë i tha ai. Dhe dërgoi tre herë makina për ti marë familjen, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riza Vlora, por ai preu damarët në burg.

Çfarë ndodhi pasi filluat punë në fermë?

Ne kur shkonin në Tiranë ose në Durrës, kishim të shkruar shkronjën “D” që do të thonte e dënuar. Kotrolloheshim për gjithcka.

Kur e mësuat historië e babait tuaj?

Kur isha 15 vjece, nga nëna ime. Na e tregoi si histori, por në të vërtetë kishte frikë mos nxirrnim fjalët jashtë. Kishte frikë mos të përmendin emrin e tij. Një pjesë e shokëve dhe shoqeve e dinin, por silleshin mirë me mua.

Kishte dikush që donit që ju të dënoheshit?

Kishte por ishin të pakët, sidomos në Kavajë. Nuk ka pasur luftë klasash.

Po kur morët letra?

Ndjeva një gëzim e hidhërim. Pavarësisht se nuk e njihja ndenja e prindit ishte e madhe.

SI jetonte nëna juaj?

Duke shitur plaçkat që sillte im atë.

A ju dërgonte para babai juaj?

Me emrat e dy shoqeve. Rreth 10 dollarë. Më shume na sillte rroba.

Sa vjet punuat në fermë?

Një vit e gjysëm. Pas shtatë vitesh, më vdiq motra. Ajo u sëmur si pasojë e tronditjes. Motra punonte në qëndisje dhe i shisnim të nesërmen.

Zonjë, si është historia që motra juaj ishte xheloze për ju?

Babai kishte një gjë. Që shtëpinë e parë të Vlorës e ka hapur Anisha Hanëmi, e shoqja e Sinan Pashës. Donte që të bëntë djalë por nuk bëri dhe unë mora emrin e të parës së Vlorës. Motra kishte xhelozi dhe më kafshoi gishtin e vogël dhe nuk donte që babai të më përkëdhelte. Por babai me dashuritë e tij e vuri në rrugë. Që atëherë më thonte unë jam nënë e saj.

Cili ishte moment që ju kuptuat që babi juaj ishte një personalitet i jashtëzakoshëm?

Mamaja ime shkoi me tim atë në Greqi, sepse ishte ambasador. Aty pashë madhështinë e figurës së babait tim. Isha 20 vjec. 

Cfarë rrreziku ndjetë?

Burgosje apo plackitja. Sepse e kuptonin që babai im ishte ngritur lart. Na ndiqte dhe frika e burgosjes. Sic pati për shumë e shumë familje të mëdha. Një nga këto është mbesa e Ali Këlqyrës, Shega Rusi. Ishim të internuara, por na mundonte dhe burgosja.

Si ka mundësi që një familje kaq e rëndësishme në Vlorë, masakrohet dhe përndiqet në këtë farë feje?

Hysni Kapo, kur ishte tre muaj ministër i brendshëm, e bëri të tijën, na dha pasaporta për të ikur të gjitha grave. Por vuajtjet e një kushëriri tonë, nuk na lanë të kalonim në  Itali pasi Italianët patën shumë rregulla të forta. Dhe kur ne u masakruam, mamaja ime shkoi te Hysni Kapo në Tiranë dhe ka dalë Vito Kapo, “Pse këtu qenka familja e Eqrem Bej Vlorës?”. Dhe ai dha një urdhër ku këtyre u dha një batanije e ushqim..

A i jeni ju mirënjohës Hysni Kapos?

Po i jam mirënjohës për këtë dhe shfrytëzoj rastin ta them.

Cfarë ndodhi pasi u shkëputët nga ferma?

Pasi u sëmura, me komision më futën në poceri. Atje bëja piktura, dekorativet e porcelanit. Babai im kishte një miqësi në Durrës. Dhe ai person i kishte lënë amanet djemve, do ju mallkoj nëse nuk i bëni një nder vajzave të Eqrem Bej Vlorës. Dhe ata më ndihmuan në poceri. Beja vizatime në flori, ar i zi, kur piqej dilte flori.

A kishte provokime nga persona të ndryshëm për tu futur në kurth dhe më pas u dënonin?

Po, kishte nga më të mëdhate e më të cuditshme. Por ne nuk binim në sy.

Cili ka qenë moment më i keq i jetës suaj?

I fermës sepse ishte puna shumë e rëndë. Hapnim kanale, brazda. Por nuk e bëja dot. Edhe kur u sëmura, doktorët  i thanë nënës sime “ku i ka rënë dielli në kokë?”

Si e morët vesh lajmin e vdekjes së babait në mars 1964?

Me telegram. Na e dërgoi Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra. E morëm telegram dhe mbaj mend që e lexonin letrën dhë lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.

Si jetoi nëna jote?

Në vështirësi të mëdha, në borxhe të thella deri në viti 1972. Unë u sëmura shumë në 1973. Kur jam martuar ime me e pyeti tim shoq “djale e di kujt ështe kjo vajzë”. Po e di i tha dhe dua të martohem. Im shoq kishte një vision shumë të madh. Kërkonte një vajzë të klasës së lartë, klas bejlerësh, nuk martohem në fshat. Pas martese, gjendja jonë ekonomike ndryshoi. Im shoq punonte si mekanik.

Si e morët shtëpinë?

Im shoq punonte shumë në Kavajë. Ai kishte kategorinë e shtatë. Kishte punuar në Pogradec e Elbasan. Babai bëri tete mijë orë punë vullnetare. Por nuk po i jepnin shtëpi dhe im shoq tha mos u mërzisni se do bëj gjithcka që të marrim shtëpi. Djali tha që të shkojmë në komitet, e ti themi të na ndihmojë. Jo i tha, do shkoni e do flisni drejt. Së bashku me vajzën time, shkoi djali tek dera e Komitetit Qendror ku doli makina e Ramiz Alisë dhe i tha që ti takonte. Ramiz Alia sapo i pa u qeshi. Fëmijët nuk i takoi por pyeti të kujt janë. Një prej tyre i tha që ishin nipi dhe mbesa e Eqrem bej Vlorës. Në këtë moment bëri me shenjë nga shoqëruesi. Fëmijët i cuan në katin e dytë, e në atë momet tim shoq e kishin thirrur. Dhe na dhanë shtëpi!

Nga kush e kishit gjithë këtë vuajtje?

Enver Hoxha dhe regjimi komunist.

Cfare do ti thonit Enver Hoxhës nëse do ta takonit?

Do ta nderonim e s’do ti thonim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk do të kemi. Se gjaku i babait tim, nuk bënte të liga por vetëm të mira. Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.

Si i keni rritur fëmijët tuaj zonjë?

Me një vështirësi të madhe, me fukarallëk të madh e një dëshpërim të thellë. Janë rritur para kohe, unë isha e sëmurë tërë kohës.

Si u ndjetë në momentin që mësuat se babai juaj kishte shkruar një libër me kujtime dhe që në Shqipëri cilësohet si një dritë e madhe e historisë?

Kur pashë librin u ndjeva e habitur, sepse nëna smë kishte rrëfyer kurrë që kishte shkruar librin. Babai im ishte kolos. As kisha dëgjuar se babai kishte bërë një libër të tillë. As e mendoja. Sot jam e kënaqur jashtë mase që njerëzit flasin kaq mirë për këtë libër.

A e kishit menduar se do të vite kjo ditë për ju?

Jo. Thoshim që zoti është i madh por prapë e thoshim me dyshim. Nuk e mendonim se do të vinte kjo ditë. Ishte kohë e gjatë në komunizëm, 50 vjet dhe nuk e mendonim se komunizimi do të rrëzohej.

Besoni në zot?

Po, për aryse të sëmundjes dhe moshës.

A keni dëshirë tjetër për atë që ju ka ndodhur?

Presim akoma gjëra të mirë.

Si është Shqipëria sot, është Shqipëria që ëndërronte babai juaj?

Ka akoma të meta, por në përgjithësi është mirë.

Përse nuk keni ikur nga Shqipëria?

Sepse e duam vendin tonë. Kur e lamë shtëpinë në Vlorë e lamë plot me rrobe dhe shtëpinë në Tiranë. Kur i kërkoja nënës ndonjë rrobe, si e re, më thonte që nuk e dua se placka na ka sjellë vetëm probleme.

Akuza më e rëndë që i është bërë babait tuaj është se ai bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë. Cila është përgjigja e vajzës së tij për këtë akuzë?

Nuk di si të përgjigjem. Akuza për atë kohë, ishte lloj i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhtar. AI ishte një njeri i madh. Është ai që ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar një njeri kur punon edhe jashtë për Shqipërinë? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.

Perse e vunë emrin në listat e krimielëve të luftes?

Është për tu bërë analizë e atyre që e shkruajtën. Për ne, ai është dikush që punoi shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Një person që jep një kontribut të tillë, nuk ka si të jetë tradhtar.

Cili është vlerësimi juaj për Hena Këlcyrën?

E admiroj dhe e dua shumë se i ka ndenjtur pranë babait të tij. Im atë deri në momentin e fundit ka qënë një njeri i gojës dhe i mendjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura