Vajza e cila ka 3 vjet që bën pushime “Çdokush mund ta bëjë, ju tregoj sekretin”

Aug 1, 2015 | 16:06
SHPËRNDAJE

this-girl-has-been-on-holiday-for-three-years-876-body-image-1437391871-size_1000

Një vajzë nga Hollanda bën një jetë që shumëkush e lakmon. Maartje Smit ka tre vjet që bën pushime në kontinente të ndyshme dhe përsëri qëndron e ‘fortë’.

Sekreti për një jetë të tillë aventuriere është të bësh shumë miq, dhe siç duket Smit është eksperte në këtë fushë, shkruan Vice.

Të gjithë më pyesin si ia bëj. Por për mua është shndërruar në një mënyrë jetese tashmë. Arsyeja që unë nuk i ndalova pushimet e mia është se sa më shumë miq bëja, aq më shumë më shtynte kureshtja të vizitoja vende të ndryshme”-ka thënë vajza për Vice.

this-girl-has-been-on-holiday-for-three-years-876-body-image-1437152888

Vajza ka adresë të populluar në Facebook dhe është active në rrjetet sociale ku aty njihet me miq nga e gjithë bota me të cilët flet për kulturat e tyre dhe të veçantat e vendit ku ata jetojnë.

Ajo ka treguar se kur udhëton nuk merr shumë gjëra me vete vetëm dy palë rroba dhe gjërat për përdorim personal.

‘Nuk harxhoj para kur nisem për udhëtime. Paratë që mbledh gjatë një periudhë të shkurtër më mjaftojnë, pasi punoj herë pas here në shërbime kompjuterike por edhe si instruktore zhytjeje”-ka rrëfyer Smit.

this-girl-has-been-on-holiday-for-three-years-876-body-image-1437152954-size_1000
Familja e Maartje Smit e ka pranuar mënyrën e jetesës së vajzës së tyre dhe e përkrahin dhe pse e takojnë shumë rrallë.

‘Prindërit e mi i takoj rrallë por flas me ta me Skype. Përsa i përket lidhjeje të dashurisë ka pasur të tilla, por nuk lidhem shumë me një person, për momentin po shijoj jetën time”-ka treguar bjondja.

‘Jetën time mund ta bëjë kush të dojë, thjesht duhet vullnet dhe të vendosësh njëherë e mirë”-ka dhënë mesazhin Smit.

this-girl-has-been-on-holiday-for-three-years-876-body-image-1437391853-size_1000

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura