Vajza e Ardit Gjebresë, Anna, di të takojë njerëzit e duhur

Mar 15, 2016 | 11:55
SHPËRNDAJE

Nata e recitalit të tenorit të famshëm Saimir Pirgu ka mbledhur personalitete të jetës së kryeqytetit, nga arti dhe nga politika. Kanë qenë të shumtë ata që kanë ardhur për të shijuar live zërin e mrekullueshëm të Pirgut, madje e kanë kthyer disa herë me duartrokitje të shumta.

Ndërkohë Anna, vajza e vogël e Ardit Gjerbresë, ka pasur një tjetër axhendë të rëndësishme në koncert. Ajo ka menduar të shfrytëzojë rastin për të takuanr disa njerëz me peshë në vend, të cilët me shumë mundësi ajo i njeh nga prindërit e saj.

p12

Kështu, nuk ka ngurruar të shkojë të takojë personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij, Lirinë. Më pas, Anna ka nxituar te kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, dhe e shoqja Ajola dhe ka shpenzuar disa minuta të “çmuara” edhe me ta.

Kjo është të kesh reflekse dhe të dish të bësh jetë publike. Dhe që 5 vjeç, imagjinoni pak se si do të bëhet Anna kur të rritet!

p13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura