“Vajza e 500 trendafilave” përlotet për të dashurin e ndjerë: Prapë i lexoj ato mesazhe, më kishte premtuar se kurrë nuk…

Dec 18, 2019 | 9:17
SHPËRNDAJE

nertila kapaj

Modelja dhe aktorja Nertila Kapaj, e njohur gjerësisht nën etiketimin “vajza e 500 trëndafilave” ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën e shumë komentuar nëpër media si edhe deklaratat për dashuri të përjetshme ndaj partnerit të saj të ndjerë, Jetnis Dollapi.

E pyetur nga Bieta, modelja u përlot dhe tha se ai do të mbetet gjithnjë në zemrën e saj, pavarësisht viteve që kalojnë.

“Edhe mbas 20 vitesh të vij të flas për këtë, prapë të njjëtën gjë do them, ai është i pazëvendësueshëm. Është një dhimbje që s’ka për t’u mbyll kurrë, por jeta na bën të fortë.

Mësohemi me këtë… Fjalët e tij kanë qenë ‘mos u mërzit zemër se do bëj çdo gjë që të jemi të lumtur bashkë’. Kalon kohë dhe unë prapë i lexoj ato mesazhe. Më vjen inat me jetën, më vjen inat me të, sepse e dija që ai kurrë nuk do më linte, me shpirt kurrë s’ do më kishte lënë”, tha e prekur ajo.

Nertila është gjithashtu e bija e Luan Kapaj, zjarrfikësit nga Vlora që u konsiderua “hero” pas tërmetit të 26 Nëntorit./tch

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura