Vajza djeg nënën 84-vjeç. Policia: 54-vjeçarja me probleme mendore, e moshuara në gjendje kritike

Apr 16, 2015 | 10:54
SHPËRNDAJE

VLORE/ Vajza spërkat me lëndë djegëse nënën e vet, 84-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. 

Komisariati i Policise se Vlores

Sipas policise, autore e ngjarjes është shtetasja Rita Shakaj, 55-vjeç. që mësohet se vuan nga probleme mendore. 

“Sot rreth ores 09.30 ne Policine e Vlores eshte marre njoftim se ne pallatin Nr. 1079 ne lagjen ‘Pavaresia’ ne katin e 5-te eshte djegur me lende djegese shtetasja R. Shakaj, rreth 84 vjece”- njofton policia.

Menjëherë në vend kane shkuar shërbimet e policisë, ndërsa e dëmtuara është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetsore. 

“Nga veprimet e para procedurale dyshohet se kjo shtetase eshte djegur me lende djegese nga vajza e vet shtetasja Rita Shakaj, rreth 55 vjec, e cila vuan nga shendeti mendor. Po kryen veprimet e nevojshme procedurale”- sqaron policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura