Vajza 2-vjeçare vdes në avion, ataku në zemër i mori jetën

Aug 28, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

Tragjedi në bordin e një avioni te Alitalia nga Bejruti per ne Rome. Një vajzë dyvjeçare, vdiq befasisht, per shkak te nje ataku ne zemer, teksa ishte me prinderit ne fluturim.

alitalia

Mediat italiane shkruajne se avioni devijoi dhe zbriti ne aeroportin e Barit, pasi ishte therritur urgjenca.

Ne bordin e avionit te vogeles iu dha ndihma e pare me rianimim, por shenjat nuk ishin te mira.

Ne aeroport, femija ishte pa shenja jete, nderkohe qe cdo perpjekje e mjekeve te urgjences ishte e kote.

Vajza vuante nga hiperoksaluria, një sëmundje serioze e veshkave, raportojne mediat italiane.

Ajo u asistua ne ajer nga një infermiere e Kryqit të Kuq që e shoqëronte, kishte një maskë oksigjeni dhe drejtohej në kryeqytet për të marrë trajtim mjekësor. Nderkohe qe me te ishin edhe prinderit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura