Ushtrohet dy deri në tre herë në ditë, por ekspertët thonë se regjimi që ndjek Adele është i dëmshëm për shëndetin! Ja arsyet

Oct 11, 2021 | 19:55
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Adele i ka mahnitur të gjithë me ndryshimin drastik në pamje, pas dobësimit falë regjimit ushqimor dhe stërvitjes. Së fundmi, gjatë një interviste për “Vogue”, artistja shpjegoi se stërvitjen e ka nisur vitet e fundit, si një mënyrë për të monitoruar mirëqenien e saj të përgjithshme.

adele (3)

Por disa ekspertë të mjekësisë e kanë etiketuar këtë regjim si të tepruar.

E nisa për shkak të ankthit tim. Duke u ushtruar, thjesht ndihesha më mirë. Nuk ishte për humbjen e peshës, por që të bëhesha e fortë dhe t’i jepja vetes sa më shumë kohë çdo ditë, duke mos e përdorur telefonin. U bëra mjaft e varur nga ajo gjë. Ushtrohem dy ose tri herë në ditë,”- tha Adele.

adele (2)

Kur u pyet se nga se përbëhet rutina e saj, këngëtarja u përgjigj:

Bëj peshat në mëngjes, pastaj bëj shëtitje ose boks pasdite dhe pastaj shkoj dhe bëj kardio gjatë natës. Isha e papunë kur e bëja këtë rutinë. Dhe e bëja me trajnerë.”

Mirëpo, ekspertët mjekësorë pohojnë se stërvitja 2 ose 3 herë në ditë mund të jetë e dëmshme dhe të paraqesë disa rreziqe afatgjata shëndetësore.

adele (3)

“Një rutinë e moderuar stërvitjeje është një komponent thelbësor i një jetese të shëndetshme. Por të ushtrohesh 2 deri në 3 herë në ditë është e tepruar,“- tha shefi mjekësor i “WebMD”, John Whyte.

Whyte shtoi se stërvitja e tepërt mund të sjellë lëndime.

Kur ushtrohemi, ne stresojmë muskujt, kockat dhe organet tona. Dhe nëse nuk u japim këtyre pjesëve të trupit një shans për t’u relaksuar, funksioni i tyre mund të përkeqësohet. Kur e teproni me palestrën, kjo streson trupin dhe muskujt. Trupi juaj pastaj prodhon kortizol në përgjigje të stresit kronik. Dhe nivelet e larta të kortizolit mund të shtypin aftësinë e sistemit imunitar për të shmangur sëmundjet,”- shtoi ai.

adele (4) adele (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura