Ushtrimi aerobik rrit madhësinë e trurit

Nov 15, 2017 | 16:40
SHPËRNDAJE

Për më shumë se një dekadë, studiuesit kanë dyshuar se stërvitja aerobike rrit funksionin njohës dhe mbron shëndetin e trurit nëpërmjet neurogjenezës (lindja e neuroneve të reja). Neurogjeneza besohet të shkurtojë vëllimin e lëndës gri, të parandalojë atrofi nervore dhe të rrisë madhësinë e rajoneve të caktuara të trurit.

1

Disa neuroshkenctarë madje i referohen stërvitjes aerobike si “Mrekullia për rritjen e trurit”. Por ka debate nëse ushtrimi aerobik ndikon në hipokampus (shpërndarës i kujtesës) për të rritur madhësinë.

Përfundimisht, një meta-analiza e re e këtij lloji konfirmon se stërvitja aerobike, në fakt, rrit vëllimin e hipokampus në trurin e njeriut.

Në mënyrë tipike, shëndeti i trurit zvogëlohet teksa plakemi. Tkurrja mesatare e trurit që përjetohet nga burrat dhe gratë është përafërsisht pesë për qind për dekadë pas moshës 40 -vjeçare. Lajmi i mirë është se ushtrimi aerobik rrit vëllimin në hipokampus dhe mund të përmirësojë funksionin e kujtesës së bashku me ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të trurit teksa jetojmë.

Faktori i rritjes neurotrofike (BDNF) është një proteinë e lëshuar gjatë stërvitjes aerobike. BDNF promovon lidhjet funksionale midis rajoneve të trurit nëpërmjet neuroplasticitetit.Veçanërisht, stërvitja aerobike është një nga shumë pak ‘metoda’ të provuara për mbajtjen e vëllimit të trurit të lëndës gri (GM) dhe lidhjes funksionale të materialit të bardhë (WM) në moshën më të vjetër.

/Revista Psikologji/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura