Ushtria ukrainase përdor dronët e thjeshtë për të sulmuar trupat ruse

Aug 8, 2022 | 22:04
SHPËRNDAJE

Dronët e thjeshtë po përdoren nga ushtarët ukrainës në luftën me ushtrinë ruse. Ukrainasit i përdorin dronët e thjeshtë për të piketuar vendin e saktë për të kryer sulmet. Ata po përdorin drone që shiten në internet me qëllim për të vëzhguar trupat ruse dhe për të gjetur pikën më të mirë të sulmit.

ukraaa

Ndërkaq drone të tjerë janë montuar për të mbajtur eksplozivë të vegjël që mund të hidhen direkt mbi trupat ruse.

Dronet e thjeshtë janë vetëm një nga metodat shpikëse, “DIY” që ushtria ukrainase ka përdorur për të përballuar sulmet ruse.

Që nga pushtimi rus më 24 shkurt, qytetarëve ukrainas u është kërkuar t’i bashkohen përpjekjeve të luftës, ose duke u bashkuar me ushtrinë, duke mbrojtur shtëpitë e tyre me kokteje- molotov dhe armë të tjera të bëra vetë, ose edhe duke dhuruar dronët e tyre për të ndihmuar në mbikëqyrjen e trupave ruse.

Dronët komercialë që kanë arritur në Ukrainë janë tani një mjet i dobishëm për trupat, shumë prej të cilëve postojnë foto dhe video në internet për të treguar se si i kanë pajisur këto pajisje për përdorim ushtarak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura