Do ta dekretojë Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm? Flet Presidenti Meta

Nov 15, 2018 | 22:40
SHPËRNDAJE

Presdienti Ilir Meta, i pyetur nëse do dekretohet si ministër Sandër Lleshaj i propozuar nga kryeministri Edi Rama dy herë, tha se nuk do të përfshihet në debate dhe se në ditët e ardhshme do ketë përgjigje institucionale.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 6.55.11 PM (1)

“Për dekretin. Unë nuk jam përfshirë në një deklaratë të tillë dhe asnjë polemikë. Jam President për të respektuar i pari Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të cenuar Kushtetutën dhe sikurse ju e dini, jam shprehur edhe publikisht për të informuar Kuvendin, në rast se kuvendi kërkon sqarime. Kam takuar edhe kryetarin e Kuvendit.

Vij në pozitën e Presidentit pas një eksperience si kryeministër dhe si kryetar Kuvendi. E di shumë mirë se si funksionon procedura e emërimit të ministrit në vendin tonë. E di edhe nga pozita e kryeministrit. Në ditët e ardhshme do të merrni një përgjigje institucionale dhe korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate të karakterit politik dhe spekulativ”, u shpreh Meta.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 6.55.11 PM

“Politikanët në Ballkan të qëndrojnë si burrat”/ Meta flet për Gruevskin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për largimin e Nikolla Gruevskit në Hungari pas dënimit të tij me dy vjet burg. Në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve, kreu i shtetit, edhe pse ishte i rezervuar në komentet për këtë çështje, tha se në një farë mënyrë Gruevski ka pranuar fajësinë e tij.

Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë.

Ai solli në vëmendje edhe një rast personal, ku në vitin 1992 Prokuroria i ka hequr imunitetin dhe ka lëshuar flet-arrest. Në atë kohë tha Meta, iu ofrua strehim politik në Greqi dhe Itali, por nuk e pranoi.

Kam edhe një rastin tim, në vitin 1992, në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit. Unë isha në opozitë dhe nuk isha ketu dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje e njerëzve të painformuar. Për këtë cështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. Edhe pse isha fare i ri nuk e pranova një gjë të tillë. Kështu që politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”, tha Meta.

***

“Ushtria greke nuk njeh kufirin me Shqipërinë”/ Meta pas deklaratave të Kotzias: Jam i shqetësuar pasi…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili tha se, se ushtria helene nuk njeh kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 6.55.11 PM (1)

“Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake-news, ku një ish-ministër i një vendi fqinj që thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë edhe kur këto lajme janë të vërteta dhe kur janë fake-news. Këtu është roli i mediave për të mbajtur një distancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpunimi.

Në rastin se është fake-news, të gjithë duhet të punojmë që lajme të tilla t’i izolojmë. Në rast se është i vërtetë, natyrisht çështja është edhe pak më serioze. Natyrisht, nuk jam i shqetësuar për arsye që edhe si komandat i Forcave të Armatosura, ushtria shqiptare e di kufirin e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj një vendi tjetër si vend demokratik që jemi. Jam i shqetësuar pasi duhet të theksojmë gjuhën e bashkëjetesës. Së dyti, Ballkani është një rajon shumë i trazuar, historikisht, etnikisht dhe ka vetëm një rrugë për të ecur përpara dhe të gjithë të përdorim standardet evropiane me pakicat. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe harmonia dhe t’i qëndrojmë asaj me të cilën është themeluar Evropa”, tha kreu i Shtetit gjatë një aktiviteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura