Ushtria dhe Policia në rrugë nga sot, reagon Presidenti Ilir Meta, nxjerr këto pamje dhe bën thirrje…

Mar 20, 2020 | 12:57
SHPËRNDAJE

ushtria policia koronavirus3

Kreu i shtetit ka falënderuar forcat e ushtrise dhe policine e cila sot ka dale ne terren per te garantuar sigurine e qytetareve ne supermarkete, banka e farmaci, ne oraret e lejimit te levizjeve.

Me nje postim ne rrjetet sociale, Meta ben thirrje te jemi te gjithe bashke per te mbrojtur shendetin e cdo qytetari.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??”.

ushtria policia koronavirus4

Kreu i shtetit ka shperndare postimin e minstres Olta Xhacka e cila ka postuar fotot dhe shkruan:

ushtria policia koronavirus5

Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin E PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.
?Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: DISIPLINIMIN.
?Ndiqni këshillat e specialistëve
?Respektoni oraret
?Mbani rradhën në supermarkete e banka
?Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri
?Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike
?Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja
??Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura