“Ushtari tjetër që bëri shqiponjën është minoritar grek nga Shqipëria”

Jan 28, 2017 | 17:03
SHPËRNDAJE

Historiani Arben Llalla vazhdon të publikojë në profilin e tij në “Facebook” prova për tezën e tij, se ushtarët që bënë shqiponjën në radhët e ushtrisë greke nuk janë shqiptarë.

ShqiponjaAi ka publikuar foto të ushtarit tjetër, për të cilin u tha se ishte qipriot. Llalla shkruan se ai në fakt është minoritar grek nga Shqipëria.

Sipas tij, këto foto vijnë me qëllimin që të sabotojnë bisedimet greko-shqiptare, që po mbahen me ndërmjetësimin e BE-së.

STATUSI

Për foton që u përfol se është ushtar në Qipro nuk është e vërtetë, ai është minoritar grek nga Shqipëria dhe inspektor i zbulimit grek. Ne disponojmë tashmë adresat e tyre të Fb dhe të tjera gjëra.

16386977_1686706784676693_6326808228508429837_nGreqia duhet të heqi dorë nga loja e fëlliqur me fotot e ushtarëve grek me shenjë shqiponje. Këto lojra bëhen për qëllimin e vetëm që të zabotojnë bisedimet greko-shqiptare me ndërmjetësimin e BE.

16388035_1686706684676703_1412439398874135646_nFoto me shqiponja nga ushtarët grek është bërë edhe më 2015 por nuk u përfolën sa këtë herë. PËRSE?kUSH ËSHTË NJERIU QË SHKREPI FOTON E KËTIJ USHTARI?

SHQIPËRIA MBI TË GJITHA…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura