Ushtarët që bënë shqiponjën në Greqi dënohen me nga 60 ditë burg

Jan 29, 2017 | 23:38
SHPËRNDAJE

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka thënë sot se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.

Kameno1Kështu, Mono News shkruan sot se kjo masë është kërkuar nga kreu i shtabit dhe është maksimumi i dënimin disiplinor që jepet për anëtarët e ushtrisë greke.

Kërkesa është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pritet që të firmoset nga Kamenos. Pas kësaj, nuk dihet fati i ushtarëve, nëse do të përjashtohen nga ushtria ose jo.

Fotoja ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, por ndërkohë, historiani Arben Llalla ngre pikëpyetje për origjinën e ushtarëve, raporton “Panorama”.

Ai shkruante dje se ata mund të jenë grekë, pasi identitetet e tyre nuk janë zbuluar kurrë dhe nuk ka asnjë reagim as të familjarëve.

Sipas tij kjo mund të jetë një lojë e qarqeve greke për të sabotuar tryezat e përbashkëta Greqi-Shqipëri.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura