Ushtarët gjejnë të moshuar të vdekur të braktisur në Spanjë, reagojnë shtëpitë e kujdesit: Varrmihësit nuk po përballojnë dot fluksin

Mar 25, 2020 | 20:05
SHPËRNDAJE

Dy murgesha janë mes 23 njerëzve të raportuar të vdekur nga një tjetër tragjedi në një institut kujdesi për të moshuarit në Madrid, Spanjë. Shtëpia rezidencë quhej “Santisima Virgen y San Celedonio” në rajonin “Chamartin” të Madridit. Murgeshat jetonin në atë rezidencë të drejtuar nga një fondacion jo-fitimprurës, ku qëndronin rreth 150 vetë.

26392520-8151487-image-a-27_1585143713129

Ushtarët që po ndihmojnë Spanjën të trajtojë pandeminë e koronavirusit duke dezinfektuar shtëpitë e kujdesit, kanë gjetur një numër të moshuarish të braktisur dhe të vdekur në shtretërit e tyre, sipas ministres spanjolle të Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, tha se anëtarët e Njësisë së Specializuar të Emergjencave Ushtarake kishin gjetur kufomat ndërsa kryenin detyrat e tyre.

“Gjatë disa prej vizitave, ushtria ka parë disa të moshuar krejtësisht të braktisur, madje disa që kishin vdekur në shtretërit e tyre. Një trajtim i tillë çnjerëzor nuk do të tolerohet dhe kushdo që injoron përgjegjësitë e tij do të ndiqet penalisht. Ne do të jemi shumë të prerë dhe kemi një mesazh shumë të qartë: pesha e plotë e ligjit do të bjerë mbi ata që nuk i përmbushin detyrimet e tyre”, tha ajo.

Komentet e saj janë kritikuar nga punëtorë të vjetër të rezidencave me të moshuar, të cilët thonë se problemi është se varrmihësit nuk mund të përballonin numrin e të vdekurve dhe nuk i marrin përsipër varrimet. Disa nga banorët kanë vdekur në spital dhe të tjerët në shtëpi. Nuk ka sugjerime për ndonjë keqbërje nga ana e menaxherëve të shtëpive të kujdesit.

Një incident i ngjashëm i mëparshëm ndodhi më 17 mars në rezidencën “Monte Hermoso” në Madrid, afër parkut më të madh të kryeqytetit spanjoll, ku 19 banorë të moshuar humbën jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura