Ushtarakët, përfitimi sipas kërkesës

Aug 20, 2012 | 14:02
SHPËRNDAJE

Ish-ushtarakët në pension pleqërie, që janë liruar nga Ushtria në vitet ’90, mund të përfitojnë pension suplementar që u rezervohet nga statusi, por data nga kur fillon pagesa ka të bëjë shumë me kohën kur është paraqitur kërkesa.

Gazeta boton sot dy pyetjet me përgjigjet e radhës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku e para lidhet me përfitimin e pensionit nga ish-ushtarakët dhe e dyta me daljen në pension të qytetarëve që kanë kryer punë të kategorisë së parë. Kështu, lidhur me çështjen e parë të ish-ushtarakëve, ISSH sqaron se ish-ushtarakëve që kanë plotësuar moshën, e drejta për të përfituar pensionin suplementar të pleqërisë u ka lindur që në datën 01.07.2009. Instituti sqaron se në rast se kërkesa për përfitim pensioni është bërë brenda vitit 2010, atëherë pagesa për këtë pension fillon nga data në të cilën është bërë kërkesa. Ndërkaq, një tjetër pyetje ka të bëjë me lidhjen e pensionit për kategorinë e parë të punëve, të cilat përfshijnë sektorë nga minierat, tek industria ushtarake e deri te punonjësit në institucionet kulturore. Një rast i tillë është ai i një punonjëseje në Opera, e cila kërkon të dijë nëse përfiton pension apo jo sipas llogaritjeve. ISSH sqaron se për punët e kategorisë së parë, përveç viteve të punës së siguruar që duhet të përmbushen, është e nevojshme që mbi 24 prej tyre të jenë aktive në vendin e punës. Më poshtë, pyetjet dhe përgjigjet për të dyja rastet….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura