USHQIMET që ndihmojnë në përmirësimin e shikimit

Sep 16, 2019 | 15:50
SHPËRNDAJE

Një dietë e shëndetshme siguron lëndë ushqyese thelbësore, që ndihmojnë të mbani sytë tuaj të shëndetshëm. Për shembull, është e njohur se vitamina A është thelbësore për shikimin dhe mungesa e saj mund të sjellë  pasoja.

Ushqime-te-shendetshme-per-syte-e1480503773583

Studimet e fundit kanë treguar po ash- tu se vitamina C, vitamina E, betakaroten dhe lutein mund të ndihmojnë në zvogëlimin e  rrezikut të degjenerimit makular të përparuar, të lidhura me moshën, një shkak kryesor i  verbërisë tek të moshuarit. Sakaq, acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në mbrojtjen  e syve nga degjenerimi i retinës.

Sigurisht, është  e rëndësishme të theksohet se studiuesit për- dorën sasi të mëdha të lëndëve ushqyese në  këto studime – të ngjashme me ato që mund të gjeni në shtesa dietike të formuluara posaçërisht. Ushqimet e mëposhtme janë të larta në një ose më shumë nga këto lëndë ushqyese që mbrojnë sytë.

Karotat

Konsumoni sa më shumë karota, pasi ato sigurojnë vitaminën A dhe pararendësin e saj, beta-carotene. Vitamina A është thelbë- sore për shikimin, sepse është e nevojshme  për të formuar rodopsin, e cila është një pro- teinë që thith dritën në retinë. Vitamina A  është gjithashtu e nevojshme për funksion- imin normal të korneas dhe membranave që  rrethojnë sytë tuaj.

Karotat janë gjithashtu të pasura me kalium dhe fibra, ndërsa janë të ulëta në kalori dhe thuajse pa yndyrë.

Portokaj

Portokajtë janë të mirë për shikimin tuaj, sepse janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila u përdor në Studimin e Sëmundjeve të Syrit të lidhur me moshën. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant dhe trupi jonë ka nevojë për të. Portokajtë do të bëjnë  më shumë sesa t’i mbajnë sytë tuaj të shën- Kush ka sy të thatë dhe të ndjeshëm, duhet të  evitojë përdorimin e lenteve të kontaktit, sepse  ato përkeqësojnë gjendjen e syrit. Këto këshil- la mund t’i merrni shumë mirë te mjeku juaj.

Çdo person, i cili vendos të mbajë lente kon- takti, duhet të këshillohet me mjekun për të  bërë një minipraktikë mbi mënyrën dhe për- dorimin e tyre.  detshëm, sepse ata përmbajnë gjithashtu ka- lium, fibra, kalcium dhe folate.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë po ashtu të mbushura me vitaminë C, kështu që mund të ndihmojnë për të mbrojtur sytë tuaj nga sëmundjet e lidhura me moshën. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me folate (një vitaminë B) dhe fibra.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, beta-karoten, kalium dhe fibra, ashtu si karotat, kështu që janë gjithashtu të mira për shëndetin e syve tuaj.

Spinaqi

Spinaqi është i lidhur me shëndetin e syve, sepse përmban luteinë, e cila lidhet me vita- minën A. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që  hanë perime me gjethe jeshile të pasura me lutein mund të kenë një rrezik të zvogëluar të degjenerimit makular. Spinaqi ju jep hekur, vitaminë K dhe folate, dhe është shumë i ulët në kalori.

Arrat

Arrat janë të mira për sytë tuaj, sepse ato  përmbajnë vitaminë E dhe një sasi të kon- siderueshme të acidit alfa-linolenik, i cili është  versioni bimor i acidit yndyror omega-3. Ar- rat janë gjithashtu të pasura me zink dhe  minerale të tjera, plus disa vitamina komple- kse B.

 

Salmoni është i mirë për sytë e shëndet- shëm, sepse përmban sasi të konsiderueshme  të acidit yndyror omega-3 — më shumë se  çdo lloj tjetër peshku apo pridhime deti. Stu- dimet tregojnë se njerëzit që kanë një kon- sum më të madh të këtyre acideve yndyrore,  mund të kenë më pak të ngjarë të vuajnë nga sytë e thatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura