Ushqimet në Fast-Food, Najada Çomo: Problem mirëmbajtja e higjenës, rrezik rritja e infeksioneve

Oct 16, 2019 | 20:52
SHPËRNDAJE

E ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj, Prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT ka folur për rastet kur ushqimet në Fast-Food kthehet në rrezik helmimi për fëmijët. Çomo problemin nuk e sheh tek vendet që ofrojnë ushqime, por tek mirëmbajtja e higjenës.

“Ushyerja është detyrë prindërore, nuk është vetëm grupmosha 6-10 vjeç që preken nga helmime. Ka një popullatë më të ekspozuar, ata që duana të hanë ushqime të shpejta, në Fast-Food. Nuk jam kundër vendeve që ofrohen ushqimet, por ata duhet të mirëmbajnë higjenën, sepse ekziston rrisku që mund të infektojnë personat e tjerë, pala që ofron ushqimin dhe tjetra që e blen. Të rriturit janë koshientë për rriskun, por nuk kanë informacionin e duhur”- tha Çomo.

a268bb34-d279-462b-a15e-e9f4b1ccdd94

Përsa i përket helmimeve nga ushqimet, Çomo thotë se në muajt qershor-shtator, ka një fluks më të lartë infeksionesh me natyrë virale, ose intolerancë ndaj ushqimit.
“Në sezonin e dimrit kemi më pak infeksione nga salmonela krahasuar me verën, ndërsa kemi më shumë raste infeksionesh virale, e transmetuar nga një person në një tjetër. Por që është futur vaksina, që të mbron dhe është në dorë të prindit që t’i vaksionjë fëmijët”- tha Prof. Najada Çomo.

Si ushqime të dëmshme, Çomo rendit ato me hiperkalori, pasi sipas saj japin diarre pasi është ushqim i fortë për t’u tretur nga stomaku i një fëmije dhe për t’u përthithur nga zorra.

“Ka intolerancë si pasojë e këtij ushqimi, po hëngre ushqim të rëndë të bie efikasiteti, nuk ke rendiment, fillon gradualisht. Fëmijët nuk e dinë se cfarë janë sanduiçët, patetinat, por ai edukohet nga prindëri, shija edukohet. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për t’i ofruar fëmijëve ushqime që nuk do të prishen derisa të konsumohen”- tha Çomo.
Ajo vlerësoi nismën “Ushqehu shëndetshëm! “Merr bukë me vete”!, pasi sipas saj lufton sëmundjet dhe obezitetin

Burimi: Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura