“Ushqejnë kotelet me biftek dhe konet me mjaltë neozelandeze”- Berisha u tërheq vëmendjen socialistëve: Unë flas për qytetarët ju bëni poza. Bashkohuni në protestë

Jun 23, 2022 | 13:20
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje të gjithë qytetareve, punonjësve të administratës, por edhe bizneseve që ti bashkohen protestës së thirrur nga ai në 7 korrik.

Teksa foli për rritjen e çmimeve, Berisha u shpreh se “ata që ushqejnë kotelet me biftekë apo konet me mjaltë neozelandes nuk mund t’ja dinë qytetarëve shqiptarë”.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama duke thënë se qëllimi i tij është të falimentojë qytetarët dhe ti largojë ata nga vendi.

“Të dashur qytetarë, punonjës të administratës, punonjës të sektorit privat ju ftoj të bashkohemi me protestën e 7 korrikut, pasi bordet shushunja të Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë.

Ata që ushqejnë kotelet me biftekë apo konet me mjaltë neozelandes nuk mund t’ja dinë qytetarëve shqiptare dhe kjo …e shoh se po e rrudhni fytyrat dhe po bëni pozo, nuk shkon kjo punë. Të paktën të keni ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët.

Po kështu Nafta ka kapur çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë 10 herë më të ulta se në Zvicër. Nga të gjitha këto Rama ka përfituar 340 mln euro nga xhepat e qytetarëve. Shtoj këtu se ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2%.

Unë jam këtu për tu bërë thirrje dhjetëra mijërave bizneseve të vogla dhe të mesme, pensionisteve të lirë, ekzistenca e te cilëve kërcënohen nga taksat e reja, që njeriu që u zotua se deri në 2029 nuk do ketë asgjë, po i shton dhe po përgatitet ti shtojë. Bashkohuni me ne sepse ky zotëri ka një qëllim falimentin dhe largimin nga Shqipëria.

Një thirrje duhet ti bëj edhe emigrantëve shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja kushtetuese. Cdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron dhe vota e tyre të llogaritet në rrethin që ai është larguar”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura