“Uroj që Maldini të qëndrojë”, Saki: Milani nuk mund të jetë një ekip i madh, kur nuk është një klub i fortë

May 24, 2020 | 21:59
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri legjendar i Milanit në vitet 1987-1991 dhe 1996-1997 Arrigo Saki deklaron se “Djalli” nuk mund të jetë kurrë një ekip i madh futbolli nëse nuk menaxhohet nga një kompani e fortë.

Saki55
Për “Sky Sport” 74-vjeçari uron që Paolo Maldini të vazhdojë të qëndrojë në strukturat drejtuese të klubit për karakterin e fortë që ka.

“Shpresoj që Paolo të qëndrojë për besimin që kam patur ndaj tij. Pa një kompani të madhe, nuk mund të ketë kurrë një ekip të madh. Klubi duhet të vendosë rregulla, përgjegjshmëri dhe të qartësojë çdo gjë që duhet. Unë kam drejtuar gjithmonë ekipe që kanë patur projekte për të shpëtuar. Merrja djem të rinj dhe u mësoja gjithçka për të fituar. Publiku i Milanit është i përgjegjshëm dhe e kupton se kur një lojtar jep gjithçka”, deklaroi Saki.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura