“Uroj që bebi të mos vijë derisa ky dreq virusi …”- Modelja shqiptare zbulon se është infektuar me COVID në muajin e 9-të të shtatzënisë, flet edhe për setin nudo me vajzën

Nov 21, 2020 | 12:58
SHPËRNDAJE

Modelja shqiptare dhe biznesmenja Greiss Petroviç është infektuar me COVID-19 në muajin e 9-të të shtatzënisë.

Greiss Petroviç, e cila pritet të lindë djalin në fillim të dhjetori, tha se ishte ruajtur shumë për të mos u prekur nga koronavirusi për shkak se kishte frikën e bebit.

Ajo rrëfeu se është izoluar në shtëpi pasi është infektuar e gjithë familja, por po e kalon mirë dhe ka simptoma të lehta.

Ndërsa uroi që bebi të mos vijë në jetë derisa të shërohet nga COVID.

“Për fat të keq më zuri dhe jam ruajtur shumë. Kam shumë pak ditë që jam prekur, 7-8 ditë. Po e kaloj mirë, me temperaturë të papërballueshme. Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë të gjithëve. Do të doja shumë të mos e kaloja sepse kisha frikën e bebit. Jam gjithë kohës në kontakt me mjekë. Kisha menduar që në tre javët e fundit të shtatzënisë të mos takoja njeri, ta ndërprisja dhe punën. Dhe siç kisha menduar më ndodhi, por uroj që të mos vijë bebi derisa ta mbyll këtë dreq COVID-i,”- tha modelja, e ftuar në “Ftesë në 5”.

Greiss Petroviç komentoi edhe setin nudo pranë vajzës së saj 2-vjeçare, Emel, duke u shpreh se ishte “i vërtetë pasi kështu vijmë në jetë”.

“Është një set i guximshëm, por më shumë se i guximshëm është i vërtetë. Ne kështu vijmë në jetë dhe kështu e mendova dhe unë. Ky është seti i dytë që ne bënim bashkë dhe nuk ishte atë ditë shumë e lumtur. Po të shikoni portretin e Emel është pak e mërzitur, si duket ishte ambienti i ri, njerëz të rinj dhe nuk kaq qenë i lehtë për tu realizuar, nuk qëndronte. Ajo qëndron si modele dhe pse mua ma nxiu pak por dolëm foto të papara. Duke menduar se shtatzënë, jo shumë e vogël në muaj dhe me Emelin pranë mendoja se mund të ishte set më i thjeshtë,”- përfundoi modelja.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura