Urdhri i Trump për vizat, ndalohet përkthyesi irakian i ushtrisë amerikane

Jan 28, 2017 | 20:44
SHPËRNDAJE

Urdhri i Presidentit Trump për pezullimin e vizave për disa vende myslimane ka krijuar konfuzion dhe kaos në SHBA.

3C9A649A00000578-4166762-image-m-53_1485631221091 (1)Autoritetet kanë ndaluar sot në aeroportin e Nju Jorkit, Hamed Kalid Daruish, përkthyesin irakian të Ushtrisë Amerikane për më shumë se 10 vite.

Atij i është thënë se nuk mund të hyjë në SHBA dhe është mbajtur 12 orë i ndaluar nga autoritetet. Kjo ka krijuar shumë konfuzion dhe protesta në SHBA.

Gjithashtu, janë ndaluar edhe 12 shtetas të tjerë, kryesisht irakianë pas urdhrit të Trump.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura