URDHRI I RI/ Si hapen tani pikat e reja të lojërave të fatit

Jul 29, 2015 | 10:52
SHPËRNDAJE
Ministri i Financave Shkelqim Cani ka firmosur urdhrin per ndryshimin e udhezimit mbi procedurat e hapjes se pikave te reja te lojrave te fatit.


Foto ilustruese e nje pike lojerash fati ne Tirane
Foto ilustruese e nje pike lojerash fati ne Tirane

Sipas ketij ndryshimi do te forcohen rregullat per lojrat e fatit, qe do te thote se asnje pike basti, kazino elektronike apo cfardo loje fati, nuk mund te hape pike te re, nese nuk ka paguar detyrimet tatimore.

“Mbështetur në pikën 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 10, pika 4, të ligjit nr. 10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka nënshkruar një ndryshim në udhëzimin nr 5, datë 19.01.2009 “Për procedurat e hapjes dhe mbylljes të sallave të lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike, bingove tradicionale”. Ky ndryshim saktëson se hapja e lojërave të përmendura mund të bëhet vetëm pasi në organet përkatëse të paraqitet edhe vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore”,- thuhet ne faqen zyrtare te Ministrise se Financave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura