Urdhri i ri në Kabul/ Femrat të qëndrojnë në shtëpi, puna e tyre mund të zëvendësohet nga…

Sep 19, 2021 | 20:47
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i ri taleban i Kabulit në Afganistan u ka thënë punonjësve femra në qytet që të qëndrojnë në shtëpi, përderisa punët e tyre mund të plotësohen ose zëvendësohen nga një burrë. Sipas Hamdullah Noman, talebanët e panë të nevojshme të ndalonin gratë të punonin për një kohë të pacaktuar.

554699-g8kz2gvrXW

Ky është kufizimi i fundit i vendosur ndaj grave të Afganistanit nga qeveria e re dhe e ashpër islamike e vendit.

Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në vitet 1990 gratë u ndaluan nga arsimimi dhe puna.

Pasi pushtuan vendin muajin e kaluar pas tërheqjes së forcave amerikane, talebanët thanë se të drejtat e grave do të respektoheshin “brenda kornizës së ligjit islamik”. Por talebanët favorizojnë një interpretim të rreptë të sistemit ligjor të Islamit, ose ligjit të Sheriatit.

Që nga marrja e pushtetit, grave që punojnë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi derisa të përmirësohet situata e sigurisë, dhe luftëtarët talebanë kanë rrahur gra që protestonin kundër qeverisë së përkohshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura