Urdhri i Ramës: Verifikim pronave në bregdetin e Jonit

Mar 3, 2015 | 16:53
SHPËRNDAJE

E gjithë zona bregdetare e Jonit do t’i nënshtrohet një inspektimi për titujt e pronësisë të lëshuar ndër vite.

Gjate nje mbledhje qeverie

Kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune që do të bëjë verifikimet dhe kontrollet në terren të çdo sipërfaqeje tokë, qoftë kjo shtetërore apo private.

Ekipi i formuar me përfaqësues nga 11 institucione, ka tre muaj kohë për t’iu përgjigjur kërkesave. Pas skadimit të këtij afati e gjithë dosja me informacionet e mbledhura do t’i dorë- zohet kreut të Ekzekutivit. Interesimi për pronat në Jug nuk është “rrufe në qiell të hapur”.

Kujtojmë që verën e vitit të kaluar, në qytetin e Vlorës nisi zbatimin projekti pilot për kthimin dhe kompensimin e pronave. Me urdhrin e ri ka një zgjerim të sipërfaqes që do të verifikohet, duke përfshirë edhe Bashkinë e Himarës, Sarandës dhe Konispolit. Pra, i gjithë bregdeti i Jonit do të kalojë në skaner. Nuk dihet se për çfarë motivesh dhe çfarë efekti do të ketë kjo iniciativë, por ajo që mund të thuhet me siguri është se bëhet fjalë për një territor të lakmuar, jo pak nga investitorët.

Urdhri i Kryeministrit mban datën 24 shkurt të këtij viti dhe dje është botuar në Fletoren Zyrtare. Aty kërkohet nga 11 institucione, që kanë në ngarkim direkt dhe indirekt çështjen e pronës, të dërgojnë përfaqësuesin e tyre. Këta përfaqësues, duke bashkërenduar punën mes tyre, do të bëjnë të mundur që brenda 90 ditëve të përfundojë verifikimi i sipërfaqeve shtetërore e private brenda zonës bregdetare, të përfshira në territorin e bashkive Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol. Nga ky grup pune kërkohet gjithashtu që të bëhet identifikimi i zonave informale dhe kërkesat për legalizim që janë depozituar pranë zyrave të ALUIZNI-t.

Qeveria do të ketë një panoramë të plotë të të gjithave vendimmarrjeve sa u takon pronave në vijën bregdetare të Jugut, se në çfarë situate ndodhet, sa tituj pronësie janë lëshuar dhe sa tokë është akoma shtetërore. Për këtë kërkohet që grupi të mos shfrytëzojë vetëm dokumentet, bashkëpunimin institucional, por edhe të dalë në terren për të kryer verifikimet përkatëse.

Kërkesa e Kryeministrit për një skanim të gjendjes së pronësisë vjen në një kohë kur ka nisur puna për ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Veç kësaj, është presioni i Gjykatës së Strasburgut, e cila ka kërkuar nga shteti shqiptar hartimin e një strategjie konkrete që do t’i japë zgjidhje problemit shumëvjeçar të pronësisë.

Ada Hazizolli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura