URDHRI/ Drejtori i TOB: Asnjë punonjës s’do flasë për median pa marrë leje

Feb 24, 2016 | 20:21
SHPËRNDAJE

Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni ka nxjerr një rregullore të brendshme për institucionit ku u ndalon të gjithë artistëve që të mos flasin me media pa marrë paraprakisht leje për këtë gjë.

Vendimi
Vendimi

Në “urdhrin e brendshëm” të firmosur nga Kerni thuhet se, në zbatim të rregullores së brendshme dhe ë mënyrë që të ketë një unifikim në qëndrimin e institucionit, “çdo dalje në media qoftë nga drejtuesit apo vartësit” do të bëhet me miratim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme”.

Për çdo person që nuk respekton këtë urdhër, në vendim thuhet se do të këtë masa disiplinore të menjëhershme duke e konsideruar këtë gjë “shkelje të rëndë”.

REAGIMI

Pas shkrimit në “Panorama” ka reaguar edhe drejtori Ilir Kerni, i cili thotë:

Duke marre shkas nga publikimi I nje shkrimi ne median e shkruar ne lidhje me nje urdher te brenshem publikuar ne ambjentet e TKOB, I cili I referohet prononocimit ne media nga artiste e punonjes te Teatrit, dua te theksoj se , ne asnje moment ky urdher nuk nenkupton mohimin e lirise se fjales si qytetar e si artist per punonjesit e teatrit, kjo s’ka ndodhur e nuk do te ndodhe per sa kohe do te jem ne krye te ketij institucioni. Ky urdher ka te beje drejtperdrejt me prononcime lidhur me perfaqesimin zyrtar per ceshtje institucionale dhe ashtu sikurse citohet ne Rregulloren e Brendshme te institucionit jo cdokush mund te perfaqesoje zyrtarisht institucionin lidhur me politikat, strategjite apo ceshtje te tjera administrative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura