Urdhërarrestet për ish-zyrtarët, gazetarja: Ja pse nuk u lëshuan më herët nga Prokuroria

Nov 23, 2017 | 21:29
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala thotë se fletë-arrestet ndaj 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë, u lëshuan këto ditët e fundit, pasi tashmë Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë në duart e tyre dosjen e plotë të Katanias me përgjimet e Habilajve.

lala

 

 

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”, gazetarja tha se ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda, vendosi t’i drejtohet gjykatës për masë sigurie, në momentin që mori në dorë dosjen e dytë që erdhi nga Katania. Këta zyrtarë dalin të implikuar në këtë dosje. Së dyti ka pasur një hetim në maj-prill të 2016-të, dhe ka nisur një hetim nga prokuroria e krimeve të rënda”, u shpreh Lala.

Gazetarja e kronikës deklaroi gjithashtu, se edhe SHISH ka raportuar për këta 3 ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

“Gjithashtu ka pasur edhe më herët raporte nga shërbimi informativ, mbi një informacion që ka ardhur dhe është nisur një hetim në Vlorë, për kultivim të lëndëve narkotikeve. Bëhej fjalë për sasinë e 26 tonëve në ato kohë, ku u përgjua oficeri Renato Avdulaj, si i dyshuar pëer lidhje me një grup kriminal. Në kuadër të këtyre hetimeve, ka prova konkrete që sipas prokurorisë janë përfshirë me Habilajt” – shtoi më tej gazetarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura