Urdhërarrestet për ish-zyrtarët, avokati bën deklaratë të fortë: Janë shenja të …

Nov 23, 2017 | 21:52
SHPËRNDAJE

Ngjarjet e ditëve të fundit ku Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të lartë të policisë, janë kthyer në debat jo vetëm politik. Për këtë çështje ka reaguar edhe Avokati Spartak Ngjela ku ,në një postim në ‘facebook’ shkruan se këto zhvillime në Shqipëri, tregojnë shenjat, që sipas tij, “politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar”.

ngjela

Po ashtu ai lidh çështjen Tahiri, çështjen e kanabisit, largimin e Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, si dhe hetimet në radhët e policisë.

 

Postimi i plotë:

Shenjat janë që politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar: çështjen Tahiri; çështjen e fenomenit kanabis në Shqipëri; pushimin nga puna në administratën shtetërore dhe emërimet e reja aty në prag të zgjedhjeve politikë të këtij viti; si dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në pushtetin vendor, në qytetet e mëdhenj të vendit, me bandat kriminale.

E gjithë kjo tablo sigurisht që shumë shpejt, pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin. Por edhe me mendimin e politikës së lartë ndërkombëtarë që, nëpërmjet autoritetit atlantik Shqipëria të drejtohet nga një qeveri besimi antikorrupsion.

Nëse ky proces do drejtohet nga politika USA dhe BE, Askush nuk mund të kundërshtojë më në Shqipëri, se do ketë mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve, që më këtë rast do të pushtohen nga një optimizëm real dhe i vërtetë.

Duhet të presim rezultatet e hetimit të FBI – së që do të vinë shpejt…

spartak

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura