Urdhër-arresti për Vangjush Dakon, Rama: Po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Deri dje kanë qenë në krahun tënd, sot janë përballë prokurorit…

Jun 6, 2023 | 18:31
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë Edi Rama foli gjatë një takimi me qytetarët në Berat, për personat e lidhur me pushtetin që kanë shkuar para drejtësisë.


Pak momente pas urdhër arrestit të SPAK ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Rama u shpreh se kjo të bën të ndihesh jo mirë pasi njerëz që deri dje kanë qenë në krahun tënd sot qëndrojnë përpara prokurorit.

“Po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo të bën të ndihesh jo mirë, pasi deri dje ka qenë në krahun tënd dhe sot është përballë prokurorit. Me siguri diçka ka ndodhur. Forca e pushtetit mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë.

Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura