Urdhër arresti i SPAK për Vangjush Dakon, Ervin Salianji: Ky të mos jetë rasti i fundit, por i pari që nis goditjen me themel të mafies politike

Jun 6, 2023 | 18:54
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas urdhër arrestimit të SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Debati-salianji-Brace-LSA-10-578x450

Salianji shprehet se ky është një zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK tek personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë.

“Të shpresojmë dhe inkurajojmë SPAK dhe institucionet e drejtësisë që ky mos jetë rasti i fundit por i pari që nis goditjen me themel të mafias politike që dhunon gjatë zgjedhjeve dhe zhvat dhe komandon qytetarët më pas!”, shkruan ai.

Deklarata e plotë

Pavarësisht se i vonuar, arrestimi i Vangjush Dakos është zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK tek personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë!

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ne kemi denoncuar prej vitesh abuzimet skandaloze, korrupsionin masiv, deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shkatërrimin e zgjedhjeve, betonizimin e Durrësit, shpërblimin e grupeve kriminale me ofiqe qeveritare dhe pasuri publike!

Dako është një prej zbatuesve në terren të involvimit dhe përfshirjes së krimit në zgjedhje, në shkatërrimin dhe vjedhjen e tyre, pamundësinë për të garuar për shkak të shpërblimit masiv dhe lehtësimit që i bente grupeve të krimit të organizuar!

Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synonte dhe synon të mpijë reagimin e shoqërisë, qeveria ka imponuar pranimin e krimit si standard duke asgjesuar votën dhe praktikisht asgjesuar demokracinë në vend!

Të shpresojmë dhe inkurajojmë SPAK dhe institucionet e drejtësisë që ky mos jetë rasti i fundit por i pari që nis goditjen me themel të mafias politike që dhunon gjatë zgjedhjeve dhe zhvat dhe komandon qytetarët më pas!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura