‘Ura ra 300 m larg meje, makinat fluturuan’, Ervini nga Tirana tregon tmerrin e përjetuar në Genova

Aug 15, 2018 | 8:59
SHPËRNDAJE

Ervini nga Tirana ka qene nder ata me fat, pasi i shpetuan mrekullisht tragjedise se djeshme ne Itali. Djaloshi 29 vjeçar nga Tirana, por që prej 5 vitesh jeton në Genova të Itali, ishte dëshmitar i asaj tragjedie që ndodhi dje paradite kur një pjesë e urës Morandi u shemb duke shkaktuar deri tani mbi 30 të vdekur.

ervini

Ai tregon për redaksinë e Ora News minutat që e kanë ndarë nga vdekja.

Ervin Abeshi dëshmon për Ora News: Kisha marrë disa materiale nga magazinën ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për ti transportuar me furgon në destinacion e duhur.

Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar.  Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër. Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim”

I pyetur per shqiptarë nëse ka dëgjuar të ketë që mund të jenë prekur nga kjo tragjedi, ai tregon: Kur u ktheva në magazinë një orë e gjysmë më pas pashë disa familjarë që po pyesnin rreth e rrotull për një djalë të tyre. Nuk po arrinin të komunikonin në telefon dhe kishin frikë mos ai kishte udhëtuar me makinë në autostradë në momentin e tragjedisë, por nuk di më nëse familja arriti të gjente djalin. Unë vetë nuk kam dëgjuar tjetër. As mediat italiane që po ndjek nuk kanë thënë gjë deri tani” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura