Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon konferencën ndërkombëtare: Shqiptarët dhe rajoni përgjatë Luftës së Madhe (1914-1918)

Nov 9, 2018 | 14:26
SHPËRNDAJE

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Barit si dhe me kontributin e Institutit të Studimeve Albanologjike, organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare “Shqiptarët dhe rajoni përgjatë Luftës së Madhe, (1914-1918): një shekull nga përfundimi i konfliktit të parë botëror”.

Konferenca u organizua në përkujtim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme e njëkohësisht më dramatike të shekullit XX, e cila shënjoi dukshëm jo vetëm epokën përgjatë së cilës u zhvillua, por dhe gjithë dinamikat politike, sociale dhe kulturore pasardhëse. Ajo pati qëllim analizën, trajtimin shkencor dhe mbledhjen e kontributeve kërkimore mbi një sërë tematikash dhe ngjarjesh të kësaj periudhe. Në këtë konferencë, morën pjesë personalitete në fushën e historisë, historisë ekonomike, marrëdhënieve ndërkombëtare e shkencave politike.b58c617a-a328-4879-9c0f-1602a9b2b88c

Referuan studiues, historianë dhe diplomatë  të njohur si  Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, përfaqësues nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit dhe ai i Romës  Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i  Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof . Dr Anastas Angjeli, u shpreh se debati publik shkencor akademik dhe profesional për çështje të rëndësishme që lidhen me të kaluarën dhe njëkohësisht dhe me të ardhmen e vendit dhe të rajonit, sot më shumë se në çdo periudhë tjetër është jo vetëm një detyrim qytetar për të gjithë komunitetin akademik e shkencor, por edhe një domosdoshmëri, nevojë dhe kusht i zhvillimit dhe i progresit.

“Ky është një parim që udhëheq filozofinë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë që nga themelimi i tij. Në këtë kontekst bashkëpunimi akademik dhe universitar në shkallë rajonale dhe më gjerë fiton një rëndësi të veçantë. Mënyrat për të thelluar këtë bashkëpunim në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të rajonit janë të shumta e të ndryshme, por një nga më të mirat është zhvillimi i konferencave shkencore të cilat marrin përsipër jo vetëm të diskutojnë teza teorike, por edhe të japin propozime konkrete për çështje me interes të përbashkët”, u shpreh Prof Angjeli.01f4f369-76df-43ac-8951-c5de84780bc7

Konferenca, nëpërmjet punimeve me vlerë që  ishin pjesë e paneleve, trajtoi çështje që lidhen me formimin dhe konsolidimin e strukturave shtetërore të Shqipërisë në këtë periudhë, implikimet e këtij konflikti në rajonin tonë në tërësi dhe në Europë, me diplomacinë religjioze të kësaj periudhe, me tema të historisë sociale dhe asaj ekonomike, me politikën e fuqive të mëdha të kohës  dhe me ndikimet kulturore, artistike dhe sociale që ky konflikt kishte.

0a09b652-3538-428b-afea-837cff6c21d9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura