Universiteti, maturantët e Ekonomikut te “Luarasi”

Feb 20, 2020 | 10:25
SHPËRNDAJE

Pasioni apo tregu i punës?! Të ndjek këshillën e familjes apo të studioj degën që dua?!

Rektori i “Luarasit”, prof. dr. Et’hem Ruka
Rektori i “Luarasit”, prof. dr. Et’hem Ruka

Dilemat e maturantëve shqiptarë janë të shumta, kur vjen momenti për të vendosur për studimet e tyre universitare. I vetëdijshëm për rëndësinë e këshillimit të karrierës, “Luarasi” vijon traditën e orëve të hapura me maturantët, duke ua bërë më të lehta zgjedhjet në kontaktin e drejtpërdrejtë që ka me mijëra të rinj. Këtë herë nuk ishte “Luarasi” që shkoi në shkolla, por nxënësit e vitit të fundit të shkollës së mesme Teknike Ekonomike që vizituan universitetin.

Rektori i “Luarasit”, profesor Et’hem Ruka, dhe dekanët, ftuan të rinjtë të bëjnë një zgjedhje të zgjuar në universitetin e akredituar maksimalisht me 6 vite, ku vlerae diplomës në fund bën diferencën. “Universiteti ‘Luarasi’ është lider në tregun e punës në Shqipëri dhe këtë e kemi të dokumentuar me fakte. Rezultatet thonë se gati 80% e studentëve që diplomohen në këtë universitet, arrijnë të gjejnë punë brenda 6 muajsh pas marrjes së diplomës dhe ky është një tregues me të vërtetë fantastik. Vetëm në dy vitet e fundit, ‘Luarasi’ është rritur 100%.

Maturantët e shkollës Teknike Ekonomike, dje te “Luarasi”
Maturantët e shkollës Teknike Ekonomike, dje te “Luarasi”

Por më e rëndësishmja është që ju, si maturantë që jeni, të arrini të zgjidhni me mendje dhe me zemër universitetin ku do të kryeni studimet e larta”. Dekani i Ekonomikut, Mateo Spaho, dha një tjetër arsye të fortë përse “Luarasi” do të ishte zgjidhja më e mirë për ta. “Kemi lidhje të rëndësishme me sipërmarrjet, kemi lidhje të rëndësishme me administratën shtetërore, por kemi edhe epërsinë e grupit ‘Hysenbelliu’ dhe kjo nuk është një gjë e vogël, pasi nëse bëheni pjesë e jona, do të keni mundësinë për intershipe dhe madje mund të punësoheni në ndërmarrjet e grupit”.

Gjatë bisedës me të rinjtë e Ekonomikut të mesëm, rektori i “Luarasit”, Et’hem Ruka, mbërtheu vëmendjen e maturantëve të ftuar, me një temë që rrallëherë trajtohet në auditorët shqiptarë. Nanoteknologjia dhe bioteknologjia janë kthyer në armët më të fuqishme që njeriu përdorë sot për ta shkruar vetë të ardhmen e tij, duke synuar të zhdukë sëmundjet dhe të arrijë pavdekësinë. Sot, arritjet e shkencës e kanë kthyer atë që konsiderohej e pamundur në realitet.

Profesor Ruka së shpejti do të botojë një libër për transhumnazimin, i cili ka shkaktuar debate të zjarrta dy shekujt e fundit, ku në thelb është pyetja: NGA VIJMË DHE KU SHKOJMË. Edhe maturantët thanë se takimi ishte i vlefshëm, teksa axhenda vijoi me vizitën në ambientet e universitetit dhe biseda nga afër me stafin akademik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura