Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm për studentët, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Aug 9, 2022 | 17:52
SHPËRNDAJE

Viti i ri Akademik, për arsimin e lartë do të nisë në 17 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës me anë të një reagimi në faqen zyrtare të institucionit.

universitet

Në dokumentin që mban firmën e ministres së Arsimit, Evis Kushi thuhet se viti i ri Akademik nis me 17 tetor dhe përfundon më 29 shtator 2023.

“Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.

Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.

ministria e arsimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura