“Universiteti i Oxfordit bën ‘zbulimin’ e madh”- Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë: Pse gjykimi shkencor duhet te jete më mendje hapur

Jun 17, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Nga EDIVIN PRIFTI/ Universiteti i Oxford bën “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh përfunduam ku?! Deksametazoni, një nënprodukt i kortizonit që njihet prej dekadash, ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19. Kortizoni dhe nënformulat e tij janë preparate imunosupresive, pra që ulin imunitetin, dhe janë pjesë e domosdoshme e terapive në pacientët e transplantuar në të cilët është e domosdoshme ulja e imunitetit për të reduktuar fenomenin e flakjes.

Kemi kohë që kemi thënë këtë, pas studimit të kohortave të pacientëve të vdekur nga COVID-19. Në mënyrë paradoksale vdekshmëria e COVID-19 është shumë më ulët në pacientët e imunodeprimuar sikurse Aids, fëmijët, toksiokodipendente, pacientët nën kimioterapi ose popullatat e radioaktivozuara. Mjekësia klasike post Pasteur, thotë që për çdo  infeksion duhet të rritet imuniteti. Për sarsvovid2 funksionon ndryshe, pra jemi përballë një forme të re, një pseudo transplantimi masiv i substrateve gjenetike të cilat në një përqindje të rasteve japin fenomenin e citokine storm, që shkakton vdekjen. Sa here duhet të themi qe nuk vdes nga sarcov2, por vdes nga reaksioni ndaj sarscov2.

edvin prifti

Jemi përballë një situate anormale që kërkon në mënyre te domosdoshme kërkimin shkencor të mirëfilltë. Deksametazoni apo edhe produkte të tjera që përdoren për imunodeprimim mund të jenë opsione trajtimi sikurse edhe vetë ciklosporina, por vetëm kërkimi shkencor mund të japë përfundime. Një gjë është e vërtetë. Faktet janë tepër kokëfortë dhe e vendosin sarscov2 dhe sëmundjen që ai shkakton covid19 në një konotacion të ri të mjekësisë postmoderne dhe si e tillë nuk përjashtohet që mënyrat e trajtimit të saj të jenë diametralisht të kundërta me ato mjekësore klasike që janë të afirmuara.

Ajo çfarë dimë pas Pasteurit të madh është që çdo infeksion duhet të trajtohet duke luftuar infeksionin dhe duke rritur imunitetin. Gjetja e radhës që kortizoni ka efekte të jashtëzakonshme  dhe që është një produkt që ul imunitetin, na bën te mendojmë që jemi përballe fillimit të një mjekisë me parime më teë ndryshme me ato që ne dimë deri tashmë.

Produkte të tjera sikurse tocilizumab apo inhibitoret e Il1 sikurse canakinumab janë përsëri imunosupresor. Pra trajtimi mesa duket me i suksesshëm janë imunosupresoret, pra de facto dont fight the infection but fight the reaction. Blloku i terapive funksionale po i ngjan gjithmonë e më shume një mix terapish ndaj xenotransplantave se sa ndaj një infeksioni viral klasik. Jemi përballë një prej momenteve më eklatante të historisë së evolucionit të mjeksise në të cilin edhe gjykimi shkencor duhet të jetë sa më shume i hapur dhe open mind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura