Universitetet/ Studentët që s’janë vaksinuar nuk do të regjistrohen

Apr 28, 2016 | 8:45
SHPËRNDAJE

Para regjistrimit në universitete çdo student duhet të paraqesë kartelën e vaksinimit, ose në të kundërt do t’i refuzohet regjistrimi. Sanksionimi parashikohet në ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, i cili për herë të parë e shtrin këtë detyrim te institucionet e arsimit të lartë, përveç kopshteve e shkollave, ku aplikohej deri më tani.

Studentë
Studentë

Gazeta Shqiptare shkruan sot se “Për çdo fëmijë që hyn për herë të parë në çerdhe, kopsht, shkollë apo institucione të arsimit të lartë, është e detyrueshme pajisja e tij, nga institucionet shëndetësore, me një dokument që vërteton vaksinimin e kryer sipas kalendarit përkatës. Pajisja me këtë dokument dhe ruajtja e tij nga drejtoritë përkatëse të institucioneve të mësipërme është e detyrueshme”, thuhet në nenin 18 të këtij ligji.

Ndërkaq, përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se kjo masë është një përafrim me legjislacionin evropian, ndërkohë që ata që nuk i kanë kryer të gjitha vaksinat sipas kalendarit do të duhet t’i plotësojnë.

“Është një përafrim me çdo vend tjetër evropian, të cilat kërkojnë kartelat e vaksinimit dhe një dokument shtesë për të vërtetuar vaksinimin. Ndaj, me këtë ligj ne jemi përshtatur me vendet e tjera. Edhe ata që nuk i kanë bërë vaksinat e detyrueshme sipas kalendarit, normalisht duhet t’i bëjnë. Verifikohen kartelat e vaksinimit e në rast se nuk është përmbushur i gjithë kalendari rekomandohen edhe vaksinat që duhet të bëhen”, u shprehën specialistët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura