Universitetet/ Lista zyrtare e fituesve te Filologjiku dhe Bujqësori, ja gjithë emrat

Aug 28, 2017 | 20:01
SHPËRNDAJE

Pas ekonomikut, Drejtësisë dhe Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Histori-Filologjisë ka shpallur listën e parë të atyre që kanë fituar të drejtën për të studiuar në Universitetin e Tiranës.

universiteti filozof

Sakaq, “Panorama” ka siguruar edhe listat e rreth 2 mijë kandidatëve për studentë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Më poshtë, botojmë ID përkatëse të tyre dhe pikët finale, duke i listuar në rend zbritës. Ashtu siç pritej dhe ndodh në të gjitha fakultetet, për këtë raund të parë garimi, një kufi shumë i vogël ndan fituesit midis tyre.

REGJISTRIMET
Në pritje të udhëzimit teknik për t’u regjistruar në universitet, aplikuesit duhet të njihen më parë me hapat teknikë të procesit të regjistrimeve. Udhëzimi nr.15 i Ministrisë së Arsimit ka caktuar një periudhë 2 javore me 7 faza regjistrimesh në raundin e parë, i cili nis nesër e përfundon më 11 shtator. Por çfarë ndodh në këtë periudhë kohore?

Ata që e gjejnë veten brenda vizës së kuqe në një degë që e dëshirojnë, duhet të shkojnë brenda 2 ditësh në sekretarinë e fakultetit përkatës për t’u regjistruar. Nëse nuk e bëjnë këtë, humbasin të drejtën e studimit për atë degë (për raundin e parë). Vendi i tyre i kalon një tjetri, që ndodhet poshtë vizës së kuqe.

Kjo e fundit zhvendoset shtatë herë. Kështu, në secilën fazë 48-orëshe pasurohet lista e fituesve, viza e kuqe zbret gjithnjë e më poshtë, për shkak të atyre që zgjodhën të mos regjistrohen. Gjatë kësaj periudhe, çdo aplikues, fitues ose jo, duhet të tregohet vigjilent për të parë në kohë reale zhvendosjen e herëpashershme të vizës.

Gjithçka do të monitorohet nga portali “U-albania”, në të cilin çdo maturant, me anë të ID së maturës, mund të logojë dhe të njoftohet në kohë reale nëse ka fituar apo është shumë afër vizës së kuqe. Në ndihmë të kandidatëve për studentë, Ministria e Arsimit duhet të publikojë që sot një udhëzim të detajuar.

Per te lexuar listen e plote te fituesve klikoni ketu

BESARTA BASHA/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura