Universitete teknike/ Ministrja Shahini takon homologun turk në Ankara

Nov 12, 2019 | 18:44
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë pune në Ankara, ku është pritur nga homologu turk Z. Ziya Selçuk, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

a1ab896f-c27e-4571-8896-420746ff4b44

Ky bashkëpunim pritet të sjellë vlerë të shtuar të punës së përbashkët mes dy vendeve.

“Turqia ka ofruar ndihmën e saj në përmirësimin e infrastrukturës së konvikteve” – është shprehur ministrja Shahini.

Gjatë takimit, ajo ka theksuar se dëshirojmë të mësojmë nga modelet e universiteteve teknike në Turqi, të cilët janë nga më të mirët në botë dhe kjo realizohet përmes intensifikimit të shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik mes dy vendeve.

Në vlerësimin e kësaj vizite, Znj. Shahini është shprehur se tashmë një numër i madh studentësh nga Shqipëria studiojnë në universitetet turke dhe Shqipëria synon të rrisë gjithashtu edhe numrin e studentëve nga Turqia që vijnë të studiojnë në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura